Pogradec: Konfliktohen dhe plagosen me mjete prerëse dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2020, 15:34
Dy persona janë konfliktuar për motive tëdobëta.
Dyshohet se gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.
Ngjarja ka ndodhur sot (10 gusht), rreth orës 15:00 në fshatin Rëmenj të Pogradecit.
''Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta'', informon policia.
Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrënë Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimete mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen errethanave të ngjarjes.