Basha takon familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manëz: Zyrtarët abuzues i pret burgu

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar zyrtarët lokal por edhe ata në qeveri, se kushdo që abuzon me fondet e rindërtmit do të përfundojë në burg. Basha ishte në Manëz të Durrësit, ku vizitoi disa familjet  të cilat ende jetojnë në cadër, ndërsa tha se kjo qeveri nuk e ka mendjen tek qytetarët por tek oligarkët.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, 9 muaj pas termetit që la mijëra familje pa banesa, vizitoi  fshatin Kameras në njësinë administrative Manëz, ku ende shume familje jetojnë në çadra.

Pasi vizitoi familjen Parruku, kreu i opozitës ushpreh i prerë  se kush abuzon me fondete rindërtimit do të përfundoi  në burgqoftë ai zyrtarë lokal apo në qeveri.

‘’Është korrupsion që fillon nga kryepleqtë këtu, dhe mbaron deri në bashki e qeveri. Korrupsioni dhe vjedhja që po bëjnë me fondet e tërmetit, nuk kanë për të shpëtuar asnjë prej tyre. Peshqit e mëdhenj në Tiranë po e po, por edhe këta këtu që tallen me ju për tu marrë rryfshfet, ta dinë që në listë do jenë nga i pari te i fundit. Këta që sillen si militantë dhe që janë të korruptuar deri në palcë. Ju jetoni në çadër, këta ua bëjnë zbor, ua bëjnë malore.’’

Qytetarët i janë ankuar Bashës për një kalavar tëgjatë dokumentesh, ndërsa thonë se kjo situatë burokracie po i lënë ata në çadër.Edhe pse jeton në çadër kjo familje në fazën e parë është skualifikuar për të përfituarnga rindërtimi.

‘’Nga data 26 nëntor e deri më sot kanë ardhur 6 herë, e kanë filmuar, e kanë matur, e kanë nxjerrë të pabanueshme. Para 20 ditësh më ka marrë administratori i bashkisë në telefon, më tha të paraqitem në bashki. Më tha ti bashkë me 13 famlije të tjera je i skualifikuar. Nuk kemi asnjë të dhënë për efekt dokumentash.’’

Në të njëtën situatë ndodhet edhe familja Gjoka.

‘’Nuk përfitojmë na kanë thënë. Çfarë të bëj unë me 5 milion lekë?’’

Kreu i opozitës tha se kjo qeveri nuk e ka mendjentek qytetarët, duke theksuar se lekët e tërmetit dhe pandemisë ja ka dhënëoligarkëve.

‘’Nuk është se nuk kanë bërë asgjë. Kanë hapur tendera këto 9 muaj e PPP pa fund. I kanë dhënë miliarda lekë 5 oligarkëve dhe kanë harruar qindra mijëra njerëz të goditur nga tërmeti dhe pandemia.’’

Këto fshatara të cilat janë prekur rëndë nga tërmetivuajnë edhe mungesën e ujit.