Tahiri dhe Çela dërgojnë dosjen në Gjykatën e Lartë, kundër rigjykimit nga e para

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ata i kërkojnë gjykatës të prishë vendimin e Gjykatës të Apelit të Posaçëm dhe pushimin e çështjes së kthyer për rishqyrtim.

Tirane- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke i kërkuar të prishë vendimin e Gjykatës të Apelit të Posaçëm dhe pushimin e çështjes së kthyer për rishqyrtim.

Rekursi i Tahirit dhe Çelës është dorëzuar nëlimitet e afateve kohore, ndërsa përmes avokatëve ata kërkojnë që vendimi iApelit të së Posaçmes të bëhet i pavlefshëm dhe çështja të mos kalojë edhenjëherë tjetër, nga fillimi, në Gjykatën e Shkallës së Parë të së Posaçmes. Paskëtij rekursi, procesi gjyqësor nuk mund të nis më në gjykatë, derisa Gjykata eLartë të japë një përgjigje zyrtare në lidhje me rekursin.

Megjithatë, një vendim i tillë mund të shpërndahetnë kohë pasi në Gjykatën e Lartë, e cila vijon të mos ketë kuorum të plotë,janë më shumë se 35 mijë dosje që presin në radhë. Në vendimin e 26 qershoritpër kthimin e dosjes në rigjykim, Apeli i Posaçëm argumentoi se Shkalla e Parëka gabuar kur rikualifikoi akuzën për ta nga “trafik i narkotikëve” në formën egrupit kriminal në “shpërdorim të detyrës”.

Ndërsa në 4 gusht, Gjykata e Lartë ka refuzuarkërkesën për lirim nga qelia të ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, pasiçështja ndaj tij dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u kthye përrigjykim në Shkallën e Parë.

Kjo e fundit rrëzoi akuzat e Prokurorisë për Krimetë Rënda, të cilat ishin “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën egrupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja eveprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,ndërsa dënoi Tahirin me 3.4 vite shërbim prove për veprën penale “Shpërdorimdetyre”.

Jaeld Çela qëndron në burg prej 16 majit, kur u vetë-dorëzua në Policinë e Tiranës pas më shumë se 2 vitesh qëndrimi në arrati. Gjatë arratisë ai u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”.