OFL në Tiranë e Durrës: Deklarim pasurie për 5 persona të dënuar për drogë dhe vjedhje

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim tëdetyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurorendaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime tërënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve tëpasurisë, shtetasve:

Eneo Farruku, me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";

Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën "Vjedhja me dhunë";

Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";

Adrian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.