Shpella e Pëllumbasit pa investime, banorët: Veliaj premtoi por s'ka bërë asgjë për zonën
Shpella e Pëllumbasit si një vend turistik duket se është harruar nga kryebashkiaku Veliaj. Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar ndërsa banorët thonë se Veliaj nuk i ka mbajtur premtimet. Ato kërkojnë investim në zonë në mënyrë që të ketë sa më shumë turistë.
Në vitin 2017, kryebashkiaku Veliaj premtoi se do të investojë në fshat dhe në zonat periferike të Tiranës. Por 25 km larg në fshatin pëllumbas rrugët janë të degraduara.
Trajlet e mëdha që marrin materialet ngaguroret në zonë po rrezikojnë dita ditës zonën.
Për të shkuar në shpellën e Pëllumbasit ose enjohur ndrshe shpella e zezë do të duhet të shkosh në këmbë, rruga është ivetmi problem që shqetëson dhe banorët.
''Rruga është e pakalueshme. Rruga do shkojë punë që të kalohet te shpella e Pëllumbasit. Ka ardhur, do e bëjmë ka thënë. Fjalë ka shumë, por diçka konkrete nuk ka. Po të bëhet rruga është diçka pozitive.''
Turistët që do duan të shkojnë në shpellën ePellumbasit, do të duhet të ecin rreth 2 km në këmbë në këtë terren që nukështë aspak i denjë për një vend turistik.