Aksident në aksin Fier-Lushnje: 'Volkswagen' del nga rruga, plagoset 23-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2020, 12:25
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjemesditën e sotme (10 gusht), ku drejtuesi i mjetit Volkswagen F.P 30 vjeç ka humburkontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është plagosur pasagjerja 23-vjeçare L.S.
‘’Sot rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen" ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësja L. S., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve’’, informon policia.
Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon përzbardhjen e plotë të ngjarjes.