Mehmeti: Viti shkollor ka dështuar, nuk mund të bëhesh elektriçist e fizikan me WhatsApp

Përekspertin e Arsimit Ndriçim Mehmeti, ministria nuk ka një plan për shkollat dhesipas tij, viti shkollor i kaluar ka dështuar.

Mehmeti,në një intervistë për Ora News, tha se sipas një raporti të prillit 2020, pasCovid-19 shqiptarët rrezikojnë nga analfabetizmi funksional nga 51-68%.

Ndriçim Mehmeti: Ministria nuk ka një plan konkret për shkollat. Viti shkollor ka dështuar.E tha edhe vetë ministrja e Arsimit. Ka dalë një raport në prill të vitit 2020që shqiptarët rrezikojnë nga 51-68% analfabetizëm funksional pas Covid-19. Nenuk kemi infrastrukturë. Po të kalosh pas Dajtit nuk të kap telefoni, ç’mësimdo të bësh ti? Ti nuk ke akses në internet dhe nuk ke prindër në pikëpamjeekonomike se nëse pranojnë se kemi 30% nën varfëri, atëherë ka dështuar.

Mehmetiu shpreh se nuk mund të bëhen mësim online sepse kështu nuk do të duheshininstitucionet.

Ndriçim Mehmeti: Vetë qeveria ka thënë se 17 mijë janë në çadra. Pa më thuaj se çfarëmësimi mund të bëjnë ata? Ata gjitha vitin shkollor e kanë kaluar në çadër. Tëkujdeseshin për mësimin apo për bukën? Mësimdhënia mund të shfrytëzohet edhe nësalla të mëdha sportive. Se si do të bëhet një elektricist nga shtëpia? Si mundtë bëhet një mirëmbajtës i sistemeve ngrohje-ftohje? Si mund të bëhet ngashtëpia një fizikan nuk mund të bëhet më whatsapp. Nuk mund të bëhet cdo gjëvirtualisht se po të ishte kështu nuk do të na duheshin institucionet.

PërMehmetin me një investim me 6-10 milionë euro mund të bëjmë një vit shumë tëmirë shkollor duke tejkaluar pandeminë.

Ndriçim Mehmeti: Ministrja thotë se mësimi do të bëhet nëpërmjet një kanali që quhetRTSH shkolla. Ne kemi mësues sa të duash, por nuk kemi vullnet. Qysh nesër, kelistën e mësuesve që janë diku 5000-6000. Po ashtu, duhen edhe nja 1000 mësuespër nxënësit me aftësi të veçanta. Me një investim me 6-10 milionë euro mund tëbëjmë një vit shumë të mirë shkollor duke tejkaluar pandeminë dhe të mbulojmëgjithë problematikat që patën nga muaji mars deri më sot.

Mehmetishtoi se pas 10 deri në 15 vitesh ne do të humbasim shumë ga inteligjenca e fëmijëvedhe dijet e tyre.

Ndriçim Mehmeti: Mësimi online nuk realizohet dot. Pas 10 deri në 15 vitesh ne do tëhumbasim shumë nga inteligjenca e fëmijëve dhe dijet e tyre dhe do të krijojmënjë rini asociale, sepse shkolla nuk është vetëm që të të mësojë matematikë,por edhe që të bëjë një qytetar më të mirë dhe të të bëjë që pranon ndryshimetqë ka shoqëria dhe i pranon ato. Ne kemi vetëm edukimin për të bërë një shoqërimë të mirë. Ministrja nuk na ka dhënë një plan se si do të bëhet kjo. Nuk kagrup task force, as për sy e faqe, duket se ministrja i di të gjitha.