Orikum: Mjeti tip ‘Ford’ del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 65-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ndodhur ditën esotme (10 gusht), në Orikum.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, dhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në aksin kryesor të qytetit rreth ores 12:10.

‘’Si pasojë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, ka ndërruar jetë në vend’’, informon policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin errethanave të akaidentit.