Apeli i Manastirliut: Të zbatojmë rregullat jetëshpëtuese, ja plani ynë si do përballohet pandemia vjeshtë-dimrin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Ogerta Manastirliu në një mesazh drejtuar qytetarëve tha se ka filluarpërgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime.Ndërkohë që u ka drejtuar një apel qytetarëve për t’u përshtatur menormalitetin e ri duke respektuar rregullat.

“Derikur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhenga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatrakryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon ta shohimdistancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si njëmjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur.

Normalitetii ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosurme ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat ehigjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon ngane fare pak, shumë shumë pak!

Tëgjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t’iadalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti ngavetja! Filloje sot”, apeloi ministrja Manastirliu.

Manastirliu ka theksuar se puna për përballimin eepidemisë po vijon dhe nuk është ndalur për asnjë moment prej më shumë se 140ditësh me të gjitha kapacitetet e sistemin shëndetësor, nga epidemiologët nëterren deri tek mjekët dhe infermierët që po përballen në vijën e parë meCOVID29.

“Punajonë nuk po ndalet në asnjë moment. Jemi në shërbimin tuaj me të gjithakapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Një punë e madhe po bëhët në terrennga epidemiologët për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid-19,me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Stafi i Urgjencës Kombëtareështë 24 orë të ditës i dedikuar për të pritur thirrje dhe për të çuar misionete shpëtimit nëpërmjet numrit 127. Dhe është në terren për të adresuar çdourgjencës me kohë dhe me cilësi.  Njëbetejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhenë spitalin “Shefqet Ndroqi”. Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dheinfermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjesgjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur ngaCovid-19”, tha Manastirliu.

Në mesazhin e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha seështë gati plani për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, që nga krijimi iskuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimimjekësor i pacientëve me Covid-19.

“Nepo përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime.Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tekskuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dheCovid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja ekapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi ikontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore tëpacientëve me Covid-19”, - tha Manastirliu.