Ari kap çmimin rekord

Floriri ka kapur çmime rekord këtë fillimjavë pasishqetësimet për çështje si pandemia e koronavirusit, si edhe tensionet midisAmerikës dhe Kinës, kanë ndikuar tek investitorët.

Bursa aziatike është çelur këtë të hënë, 27 korrik, me çmimin e saj rekord 1.931 dollarë për ons, nivel i cili eklipsoi edhe çmimin e mëparshëm rekord të vendosur në Shtator të 2011-ës.

Në një deklaratë të tijën, Vivek Dhar, specialist ilartë pranë Bankës Qendrore të Australisë tha se dobësimi i dollarit amerikandhe kërkesa për një “strehë të sigurtë financiare” janë dy ndër shtysatkryesore.

Një inflacion në nivel pak të lartë në Amerikë për10 vjetët e fundit ka ndikuar në këtë çmim – thotë eksperti Vivek Dhar

Mediet e specializuara për bursën sjellin nëvëmendje gjithashtu edhe forcimin e ndjeshëm të javës së kaluar të jenitjaponez përballë dollarit amerikan.

Luhatjet në çmimet e metaleve të çmuara erdhën pasitensionet janë rritur në mes të Uashingtonit dhe Pekinit. Kina njoftoi tëPremten se urdhëroi Shtetet e Bashkuara që të mbyllin konsullatën në Chengdu,pasi amerikanët më herët kishin kërkuar mbylljen e konsullatës kineze nëHouston.

Para kësaj, Sekretari i Shtetit Mike Pompeogjithashtu kritikoi fortë Kinën në një fjalim të enjten. Ai tha se Uashingtoninuk do t’i tolerojë më përpjekjet e Pekinit për të uzurpuar rendin global.

Ndërkaq, një faktor tjetër që sjell kërkimin e strehave të sigurta për të investuar është edhe numri i rasteve të koronaviruqë vijon të rritet. Më shumë se 16 milione njerëz në mbarë botën janë infektuar nga koronavirusi, me SHBA-të që llogariten në krye të listës me rreth 4.4 milionë të infektuar.