Biznesi goditet rëndë nga pandemia, dyqane që jepen me qira dhe likujdim malli

Pandemia e koronavirusit në vendin tonë ka ndikuarnegativisht te disa biznese në Shqipëri.

Kjo reflektohet edhe me uljen e çmime të produkteve tëndryshme por edhe me mbylljen  e disaprej këtyre bizneseve.

Kjo është pamja (shiko videon) që shohim pothuajse në çdorrugë të kryeqytetit, dyqane me qira apo likujdim total malli.

Pronarët e këtyre bizneve tregojnë jashtë kamerave se çdoditë në dyqanet e tyre ka një numër të ulët blerësish apo edhe të atyre që janëtë interesuar vetëm për të parë produktet.

Nga qytetarët konfirmohet se pas pandemisë po blejnë më pakprodukte jo bazike, ndërsa thonë se shportën e ushqimit mundohen të mos endryshojnë.

Megjithatë, më shumë se katër muaj pas shpërthimit tëpandemisë për disa qytetarë situata është përmirësuar.

Vetëm në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj janë çregjistruarsipas Qendrës Kombëtare të Biznesit 221 biznese, ndërsa në gjithë vendin shifraarrin në 408.