E dhimbshme, nëna në komë nga Covid-19, nuk e di se djali i saj 18 vjeç është mbytur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2020, 16:12
Sipas medias “The Sun”, një nënë e cila ishteinfektuar nga koronavirusi dhe që ka rënë në koma, nuk është në dijeni se djalii saj 18-vjeçar është mbytur.
Djali i quajtur Muhammad Bilal Zeb nga Bradford, West Yorkshire,kishtevetëm pesë javë që ishte martuar dhe gjeti vdekjen duke notuar në YorkshireDales, teksa rryma e ka çuar deri në Ujëvarën Linton.
Ekipi i shpëtimit e ka shpallur atë të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se e ëma prej tre javësh ndodhet në koma për shkak të koronavirusit dhe nuk e di për humbjen e djalit.
