Në dhomat siriane të torturave, regjimi i presidentit Bashar al-Asad akuzohet për krime lufte

Regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asadakuzohet për torturimin e mijëra civilëve në vitet e shkuara, të dokumentuaredhe me fotografi nga dhomat e burgimit. Identitetet e qindra viktimave janëzbuluar rishtas.

Me mbështetjen e organizatave për të drejtat enjeriut, familjarët e qindra viktimave të torturuara në Siri po identifikohen nëpërmjetfotove të shkrepura nga regjimi sirian.

Rreth 53.275 fotografi të fshehura në disqedhe karta kompjuterike u siguruan nga ish-fotografi i ushtrisë siriane i njohurme pseudonimin Çezari në vitin 2014, përpara arratisjes.

Funksioni i tij ishte të ruante pamje tëtorturave dhe vdekjeve të 6.785 të arrestuarve që ruheshin në dhomat ushtaraketë burgimit.

Shumë mbeten të shpërfytyruar dhe vetëm 900veta janë identifikuar, mes tyre një i ri që e ëma 74-vjeçare, Xhuria Ali, thotëse e kujton teksa largohej për herë të fundit në punë drejt kryeqytetit.

Këtë fat rezervoi jeta edhe për një 25-vjeçartjetër student të stomatologjisë, të rrëmbyer në vitin 2012 nga kampusiuniversitar i Damaskut.

"Për tetë vite e kam pritur me sytë ngaporta për ta parë. Por më treguan fotot e tij i vdekur. Sa do kisha dashur tëkisha ikur vetë para se ta shihja ashtu. Më mirë t'i kishin drejtuar plumbinsesa ferrin që kaloi."

"Me këtë rast kuptova se vdekja nukkthehet dhe falë Zotit u flijua herët dhe nuk vuajti si të tjerët, nuk utorturuar si ata, nuk u sëmur si ata, nuk ngeli pa bukë deri sa të bëhejskelet."

Në intervistën e tij të fundit për këtë çështje,pesë vite më parë, presidenti Bashar al-Asad mohoi ekzistencën e dhomave tëtorturës dhe vërtetësinë e fotove.

Shumë prej të rinjve të arrestuar atëkohëishin pjesë e rebelëve që kundërshtonin pikërisht regjimin e tij, dhe pasindaleshin rastësisht në postblloqet e policisë, ata dënoheshin.

"Fotot e Çezarit na japin prova tëpamohueshme se qeveria siriane i ka dënuar dhe zhdukur njerëzit e vet, duke itorturuar për vdekje. Na tregon edhe se çfarë ndodh në ndërtesat e burgimit kuaskush nuk ka akses, keqtrajtimet, kushtet e higjienës, urinë dhe vuajtjet në përgjithësi."

Në muajin qershor Shtetet e Bashkuara tëAmerikës aplikuan sanksionet më të ashpra kundër regjimit sirian, duke e fajësuarpër krime lufte kundër civilëve.

Pas nëntë viteve luftë që ka vrarë më shumë se1 milion persona dhe ka lënë pa strehë mbi gjysmën e popullsisë, qeveria eAsadit vitet e fundit ka përkrahjen e Rusisë dhe Iranit në përballjen me forcatrebele.