ShBA heq kufizimet me jashtë, 30 shtete të botës mbeten në listën e zezë, mes tyre Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanëhequr kufizimet për udhëimet nga vendet e huaja, por 30 shtete mbeten në listëne zezë, mes tyre Kosova. Udhëtimet nga Shqipëria, ndërkaq, lejohen por mekujdes të shtuar si prej situatës me kovidin-19, edhe për shkak të gjendjes mekrimin.
Pasmë shumë se katër muajve, Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë fundkufizimeve për udhëtime nga vendet e tjera të botës për shkak të pandemisë sëkoronavirusit.
Dikasterii diplomacisë amerikane njoftoi të enjten se me përmirësimin e kushteve tëshëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe me përkeqësimin potencial në vende tëtjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm i këshillimit përudhëtime për vende specifike."
Për30 vende do të qëndrojnë fuqi urdhrat specifikë kundër udhëtimit drejt Indisë,Rusisë, Egjipti, Iranit, madje edhe drejt fqinjit ballkanik, Kosovës.
Ndërkohëpër Shqipërinë, Departamenti udhëzon amerikanët t'i rimendojnë vizitat e tyredrejt Tiranës për shkak të situatës me kovidin-19, por edhe të tregojnë kujdestë shtuar për shkak të situatës me krimin.
Përsa i përket krimit në Shqipëri, Uashingtoni tërheq vëmendjen te gjendja erendit në Lazarat, ku sipas zyrtarëve amerikanë, rrethanat mbeten veçanërishtserioze prej krimit dhe dhunës për shkak të kultivimit të marijuanës, dhepamundësisë së policisë lokale për t'u ardhur në ndihmë vizitorëve të huaj.
Amerikanëtkëshillohet që të rishqyrtojnë planet për udhëtime edhe drejt vendeve anëtaretë Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.
NëSHBA, rreth 5 milionë qytetarë janë konfirmuar të infektuar me kovidin-19.
Shumëprej tyre kanë mundur të shërohen ndërsa 160 mijë veta e kanë humbur betejën mekoronavirusin.
Njëstudim i Universitetit të Uashingtonit vlerëson se duke pasur parasysh ritminaktual, bilanci i viktimave nga sëmundja infektive mund të arrijë në 300mijë deri në dhjetor, përndryshe vetëm mbajtja e maskave do u shpëtonte jetëngati 70 mijë prej tyre.