Çahet avioni, viktima në Indi, aksidentohen 190 pasagjerët dhe ekuipazhi, 18 viktima
Ulja e një avioni në kushte moti të rënduar ka rezultuar fatale për pasagjerët e një kompanie ajrore indiane me kosto të ulët. Mjeti fluturues në kontakt me terrenin u nda përgjysmë ndërsa pjesa më e madhe e personave arritën të shpëtohen.
Tëpaktën 18 pasagjerë, përfshirë dy pilotët e një avioni, mbetën viktima tëpremten mbrëma gjatë uljes në shtetin jugor të Keralës në Indi.
Avionii linjës "Air India Express", i modelit Boeing 737, ishte nisur ngaDubai me 184 persona dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit në bord kur tentoi zbritjennë aeroportin e Kalikatit.
Përshkak të fushëpamjes tejet të kufizuar prej reshjeve të dendura dhe trafikut,tentativa e parë e pilotëve dështoi.
AutoritetiAeroportual i Indisë njoftoi se në tentativën e dytë, pilotët provuan njëdrejtim tjetër, por gabimisht zgjodhën një korsi lidhëse rreth 1 mijë metralarg pistës kryesore.
Dëshmitarëtthanë se rënia në një zonë të thelluar jashtë korsisë shkaktoi një përplasje tëfortë duke sjellë ndarjen përgjysmë të trupit të mjetit fluturues.
"Pilotët u munduan shumë për njëzbritje sa më të sigurt në rrethanat e motit me shi. Kishte re dhe ora ishte afërsisht7, 7 e 30 e mbrëmjes. Në tentativën e dytë goma e avionit rrëshqiti. Në të majtëkishte një thellësirë mbi 10 metra. Aty ndodhi çarja dhe avioni u nda në dygjysma."
Mbi150 pasagjerë u dërguan në orët e mbrëmjes për ndihmë spitalore, mes tyrefoshnja dhe fëmijë të moshave 2 deri 8 vjeç.
Shumëprej tyre po riatdhesoheshin nga kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe prejpandemisë së koronavirusit dhe mundën të shpëtoheshin përpara se avioni tëmerrte flakë.
Njëprej viktimave rezultoi pozitiv në testin e kovidit-19, por testimit do i nënshtrohenedhe pasagjerët e tjerë.
Pasoperacioneve që zgjatën deri në mesnatë, autoritetet thanë se kanë gjetur kutinëe zezë të avionit për të zbuluar shkëmbimet e fundit mes pilotëve dheinformacionet mbi fluturimin.
Nëgjithë rajonin indian të Keralës qëndrojnë në fuqi urdhrat prej rrezikut tëshirave të rrëmbyer stinorë dhe rrëshqitjeve të dheut që u kanë marrë jetënderi tani mbi 20 personave.