India tejkalon 2 mln raste nga Covid-19, në vetëm 20 ditë 1 mln raste
Më shumë se 2 milion raste të Covid-19 janëidentifikuar në Indi që nga fillimi i pandemisë, thanë autoritetet.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sëFamiljes në Indi tha të Premten (7 gusht) se kishte identifikuar 62.538 rastetë reja të koronavirusit në 24 orë, duke e çuar numrin total në 2.027.074.
Prej tyre, 41.585 pacientë kanë vdekur ndërsamë shumë se 1.3 milion janë shëruar.
Në Indi, pacientët me simptoma të lehta konsiderohenjo më aktivë pas 10 ditësh të shfaqjes së simptomave nëse plotësojnë kushte tëcaktuara.
Nuk kërkohet një test për të konfirmuar nëseata e kanë virusin.
India regjistroi rastin e parë të Covid-19 më30 janar dhe shënoi 1 milion raste në 17 korrik.
U deshën vetëm 12 ditë që vendi të kalonte nga1 milion raste në 1.5 milion, dhe pastaj nëntë ditë të tjera për të arritur në2 milion raste.
Deri më tani, vetëm Brazili dhe Shtetet eBashkuara kanë identifikuar më shumë raste të koronavirusit sesa India.