Koronavirusi i merr jetën një 7-vjeçari në ShBA, nuk kishte sëmundje shoqëruese
Koronavirusi shënoi dhe viktimën më të re në moshë nëGeorgia të ShBA-së, një 7-vjeçar nga Chatham County.
Sipas të dhnëave të publikuara nga instituti shëndetësor shtetëror, vogëlushi nuk kishte sëmundje shoqëruese.
“Çdoviktimë që shkakton koronavirusi është tragjike. Por të humbasësh një djalë aqtë vogël të thyen zemrën. Ne të gjithë e dimë që të rriturit dhe ata persona mesëmundje bashkëshoqëruese janë më të ekspozuar ndaj virusit, por ne të gjithëduhet të jemi vigjilentë” – u shpreh Dr. Lawton Davis,drejtori i institutit shëndetësor.
7-vjeçari nuk është viktima e parë në moshë aq të renë ShBA. Vetëm në Florida kanë ndërruar jetë 7 minorenë ku muajin e kaluar, një9-vjeçare fatkeqësisht ra viktimë e këtij virusi.
Deri më tani, Catham County ka regjistruar të paktën5,441 të infektuar dhe 74 viktima si pasojë e koronavirusit.