Përleshje në Liban, qytetarët e Bejrutit protestojnë kundër politikanëve të korruptuar

Mijëra libanezë po përleshen me policinë në rrugët eBejrutit, katër ditë pas shpërthimit të madh që la pas të paktën 154 viktima.Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila nga ana tjetër ështëkundërpërgjigjur me gazlotsjellës. Ata bëjnë përgjegjëse klasën e korruptuarpolitike për shpërthimin dhe për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin.

Mijëra libanezë, të zemëruar me udhëheqësit e tyre politikë, po protestojnësërish nëpër rrugët e kryeqytetit të shkatërruar Bejrutit, katër ditë pas njëshpërthimi të fuqishëm që la të paktën 154 viktima.

Disa prej protestuesve janë përleshur me policinë, e cila nga ana tjetërështë kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.

Shpërthimi i së martës shkatërroi disa pjesë të qytetit dhe rizgjoizemërimin e ngulitur thellë për klasën e korruptuar politike.

Shpërthimi u shkaktua nga një sasi e konsiderueshme e nitratit të amonit qëishte sekuestruar nga një anije, por nuk ishte zhvendosur nga magazinat eportit.

Qeveria është zotuar të gjegjë përgjegjësit, por në Liban ka një nivel tëlartë mosbesimi, ku tetorin e kaluar filloi një lëvizje e madhe anti-qeveritaree nxitur edhe nga kriza ekonomike dhe zhvlerësimi i monedhës.

Dy ministra që u përpoqën të vizitonin lagjet e dëmtuara u shtynë jashtënga protestuesit. Një marshim është parashikuar të lidhë një prej zonave më tëshkatërruara pranë portit me Sheshin e Martirëve, zemrën e kryengritjesanti-qeveritare.

Përveç shfaqjes së zemërimit popullor, marshimet e qytetarëve synojnë tëkujtojnë viktimat e shpërthimit, prej të cilit mbi 5 mijë vetë u plagosën dherreth 300 mijë mbetën të pastrehë.

Presidenti libanez Michel Aoun refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtarnë lidhje me shpërthimin. Ai tha se autoritetet vendore do të përcaktojnë nëseshpërthimi u shkaktua nga një "forcë e jashtme" si për shembull njëbombë.

Ndërkaq udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë një konferencë virtuale donatorësh të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.