Itali, rimëkëmbje nga Covid-19, paketë 25 mld euro dhe lehtësime të tjera të masave të izolimit
Amerika Latine dhe Karaibet ekanë kapërcyer Evropën duke u bërë rajoni me më shumë jetë të humbura ngakovidi-19. Një valë e dytë infeksioni po rrezikon kontinentin evropian, ndërsaItalia ka kaluar paketën e rimëkëmbjes nga pandemia.
Italiaka miratuar një paketë të rimëkëmbjes ekonomike me vlerë 25 miliardë euro dhelehtësime të mëtejshme të masave të izolimit prej koronavirusit.
Medekretin e shpallur të premten nga kryeministri italian, Xhuzepe Konte,sigurohet mbrojtja e punonjësve dhe bizneseve që përfitojnë nga skemafinancimi, zgjatja e afateve të pagimit të taksave dhe tatimeve, 400 euro përfamiljet me të ardhura të ulëta dhe ndihma për rajonet më të prekura ngapandemia deri në fund të vitit.
Qeveriagjithashtu ka shtyrë deri më datë 7 shtator detyrimin për maskat në hapësirat embyllura publike dhe private dhe rregullin e distancimit social një metër largnjëri-tjetrit, ndërkohë që nga 15 gushti do rinisë lundrimi me kroçera dhe nga1 shtatori, edhe panairet dhe eventet publike.
Italianjë ditë më parë konfirmoi 552 persona të rinj bartës të kovidit-19, kur nëtotal numërohen rreth 250 mijë teksa numri i viktimave ka shkuar mbi 35 mijë.
Pesëmuaj nga piku i pandemisë, një valë e dytë infeksioni po përhapet edhe në Spanjëme gati 35 mijë raste të reja në harkun e dy javëve.
Gjermaniadhe Franca këtë javë arritën pikun ditor të tri muajve, duke nxitur paralajmërimine ekspertëve se evropianët kanë nisur të lodhen me kufizimet e vendosura ngaautoritetet.
Sistrategji po shihet tashmë lokalizimi dhe izolimi i zonave të caktuara më tërrezikuara nga pandemia.
LargEvropës, Amerika Jugore dhe ishujt e Karaibeve janë bërë rajoni me më shumë jetëtë humbura si pasojë e kovidit-19, duke numëruar mbi 213 mijë viktima, pormbajnë rekordin edhe për rastet e diagnostikuara me koronavirus, me gati 5milionë e gjysmë raste.
Braziliështë shteti latin më i goditur me rreth 100 mijë të vdekur, i dyti pas SHBA-sëme më shumë se 160 mijë viktima, ndërsa Meksika e treta me mbi 51 mijë viktima.
Infeksionipo avancon edhe në territoret e Afrikës dhe Indisë, ku rastet në këtë të funditu rritën me 60 mijë brenda 24 orëve.
Nërang global, virusi SARS-CoV-2 ka infektuar mbi 19 milionë njerëz në 188 shtetetë botës që pas shpërthimin në vatrën aziatike të Uhanit në Kinë dhjetorin ekaluar.