SHBA, dështojnë bisedimet për fondet, republikanët i propozojnë presidentit Trump një urdhër ekzekutiv

Republikanëtdhe Demokratët në Uashington nuk i kanë dhënë dot zgjidhje ngërçit përsigurimin e fondeve jetike të asistencës financiare nga Covid-19. PresidentiDonald Trump premton urdhër ekzekutiv dhe akuzon opozitën për përdorim politiktë pandemisë.

Palët politike në Kongresin amerikan nuk arritën tëpremten kompromis për një paketë të pestë financiare për të amortizuar disipasojat e pandemisë së koronavirusit në vend.

Pas gati dy javëve bisedime, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve,demokratja Nensi Pelozi, tha se rivalët republikanë nuk e mirëpritën sugjeriminpër dyfishimin e fondeve nga 1 në 2 trilionë dollarë, një lëshim ky edhe ngaana e tyre që më parë kishin kërkuar 3,4 trilionë dollarë.

Në një konferencë të përbashkët, Sekretari përThesarin, ndërkaq, Stivën Mnaçin, tha se pengesat kryesore me opozitën mbetenrreth financimit të pushtetit qendror dhe lokal, për të cilat demokratët kërkojnë915 miliardë ndërsa republikanët ofrojnë vetëm 150 miliardë dollarë.

Tjetër sfidë është zgjatja në afat e programit të asistencëssociale për dhjetëra milionë amerikanë të mbetur pa punë apo të tjerë që po dëbohenprej qiradhënësve për shkak të pamundësisë për të kryer pagesat prej krizësekonomike.

Mnaçin propozoi që ngërçin politik ta zgjidhëpresidenti Donald Trump me urdhër ekzekutiv.

"Kjo nukka qenë alternativa jonë e parë por njerëzit nuk kanë më asistencë papunësie.Do të rekomandojmë urdhër ekzekutiv edhe për kreditë e studentëve. Këto ide doi finalizojmë së shpejti sepse presidenti e di që ka shumë njerëz të prekur ngaky koronavirus."

Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë u zotua të premten sedo të ndërmarrë vendime të njëanshme nëse përpjekjet e tij për kompromis nukmarrin pëlqimin e opozitarëve demokratë.

Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit,Trump njoftoi anulimin e tatimit mbi pagat deri në fundin e vitit dhe gjasat përta shtyrë më tej vendimin.

"Kemi njëvirus që na vjen nga Kina dhe kemi njerëz në Kongres që nuk duan t'i ndihmojnëqytetarët tanë. Nëse demokratët vazhdojnë ta mbajnë peng këtë paketë lehtësuese,do të shfrytëzoj autoritetin tim si president për t'u siguruar amerikanëvendihmën që u nevojitet."

Afro 5 milionë amerikanë janë konfirmuar si bartës tëkoronavirusit dhe 161 mijë prej tyre kanë humbur jetën nga sëmundja infektive.

Opozita e akuzon presidentin Trump për politika tëgabuara që e kanë përkeqësuar situatën dhe kanë kërkuar më shumë fonde përtestimin e popullatës dhe ndihma financiare për shkollat të cilat ende nuk kanëvendosur a do pranojnë sërish nxënës dhe studentë brenda pak javëve.