Bergamo shërohet nga koronavirusi, nga 26 mijë testime serologjike, vetëm 15 të prekur

Bergamo,qyteti i "karvanëve me arkivolë" , ku dhjetëra viktima ngakoronavirus shoqëroheshin me automjetet ushtarake në kërkim të një varreze përt'u prehur, sot shfaqet si qyteti më i shëruar italian nga pandemia. 

Qytetii Bergamos në Itali i cili për javë të tëra ishte një nga vatrat më të mëdha tëCovid 19 me numrin më të lartë të viktimave e të të infektuarve në të gjithërajonin e Lombardisë e në nivel kombëtar është shndërruar në qytetin më tëkontrolluar nga virusi.

Në këtëfazë të tretë të bashkëjetesës me Covid 19, qyteti i Bergamos shfaqet siterritori më i shëruar nga pandemia.

Lajmine kanë përcjellë autoritetet shëndetësor lokale pas analizës së testeve serologjikenë territor.

Ndërrreth 26 mijë testimeve të tilla të kryera tek personat në moshën nga 18 vjeç esipër , shifër kjo e barabartë me 25% të numrit të popullsisë së rritur të këtijqyteti, ka rezultuar se sot vetëm 15 prej tyre janë pozitiv me Covid 19.

Ngaanalizimi i rezultatit të testimeve është zbardhur gjithashtu se 6036 personakanë antikorpe të virusit e që dëshmon se e kanë kaluar gjatë javëve të mëparshme.

Kryetarii Bashkisë së Bergamos Giorgio Gori e ka komentuar këtë studim " si njërezultat kuptimplotë që lehtëson të gjithë e që shtyn të thuash se sot Bergamo ështënjë qytet i sigurt nga pandemia."

Nëkulmin e pandemisë , në mars të 2020 në komunën  e Bergamos niveli ivdekjeve u rrit me 568% më shumë në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhëkohore të pesëvjeçarit 2015-2019.