Kupolat sociale nga Covid-19, restoranti në Stamboll respekton masat e distancimit me tenda plastike
NëStamboll, klientët e një restoranti izolohen nga të tjerët nëpërmjet kupolave tëposaçme plastike, në kuadër të rregullave antikovid. Infeksioni i koronavirusitvazhdon të përhapet në vend.
Në mesin e pandemisë së kovidit-19, njërestorant në Turqi po aplikon një qasje unike për të respektuar rregullat edistancimit social.
Tendat plastike në formën e kupolavesigurojnë një atmosferë më romantike me shkëputjen e klientëve të përhershëmgjatë darkave.
Çdo kupolë është e pajisur me njëdritare të posaçme për qarkullimin e ajrit.
Në këtë lokal anës gjirit të Bririt tëArtë të Bosforit, kamerierët nuk lejohet të hyjnë në hapësirat e veçanta nësedarkuesit nuk i lajmërojnë nëpërmjet butonit në tryezat e tyre.
"Ata që janë të ndjeshëm ndajizolimit dhe problemeve që lidhen me koronën, i vlerësojnë shumë këto tenda.Kemi rezervime për shumë ditë."
"Sot po festojmë përvjetorin tonë.E zgjodhëm këtë lokal sepse duam distancim social. Edhe pamja është emrekullueshme. Ishte hera e parë por sigurisht që jo e fundit për ne."
Për shkak të situatës me koronavirusin,restoranti qëndroi mbyllur për tri muaj për t'u rinovuar.
Dhjetëra mijëra persona në vend mbeten nënizolim kur totali i të infektuarve ka arritur në 240 mijë, 1 mijë më shumë senjë ditë më parë, ndërsa 5,800 janë jetët e humbura.
Me urdhër qeverie, inspektorët nga kjojavë kanë nisur shpërndarjen në terren për të parë respektimin e rregullave tëdistancimit social dhe mbajtjen e maskave në tregje, biznese, në rrugë dhe nëhapësira publike, dhe të kontrollojnë pacientët e vetizoluar në banesa.
Eventet si martesat me pjesëmarrje tëmadhe janë ndaluar, sikundër mbledhjet për ngushëllim në rast të ndarjes së njëpersoni nga jeta.
Teksa përmirësohet testimi dhe gjurmimii bartësve të koronavirusit të ri, autoritetet kanë apeluar forcatligjzbatuese, zyrtarët por edhe figura si kryepleqtë, mësuesit dhe imamët që tëndërgjegjësojnë qytetarët për rreziqet e sëmundjes vdekjeprurëse.