OKB: Krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Beirut
Agjensita e Kombeve tw Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Beirut.
Libani po vuante një rënie të madhe ekonomikepërpara shpërthimit, e cila la të paktën 154 njerëz të vdekur, 5,000 tëplagosur dhe 300,000 të pastrehë.
Programi Botëror i Ushqimit tha që dëmtimi iportit të Bejrutit do të ndërpriste furnizimet ushqimore dhe do të rriste çmimet.
Organizata Botërore e Shëndetit tha që sistemishëndetësor ishte dëmtuar rëndë, me tre spitale jashtë funksionit.
Ndërkohë, Presidenti Libanez Michel Aounrefuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin, dhe tha seautoritetet lokale do të shqyrtonin nëse ai ishte shkaktuar nga "ndërhyrjee jashtme", siç është një bombë.
Udhëheqësi i lëvizjes militante Hezbollah,Hassan Nasrallah, gjithashtu mohoi pretendimet se kishte ruajtur armë osemunicion në port.
Qeveria ka thënë se shpërthimi ishte rezultati shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt në port për gjashtë vjet.
Vendimi për të mbajtur kaq shumë lëndë plasësenë një depo afër qendrës së qytetit është pritur me mosbesim dhe tërbim ngashumë libanezë, të cilët kanë akuzuar prej kohësh elitën politike përkorrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.