Gjermania jep alarmin, të kthyerit nga Kosova më të infektuarit

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani ështënë rritje. Autoritetet  japin alarminpasi në shtatë ditët e  fundit niveli iinfektimeve ka qenë konstant më i lartë se më parë. Vetëm ditën e mërkurë janëregjistruar 1000 raste të infektuar me Covid-19.

Që prej fillimit të pandemisë Gjermania e ka patur situatënnën kontroll mirëpo sezoni i verës ka sjellë që situata të bëhet alarmante.Sipas autoriteteve shkaqet për rritjen e numrit të infektimeve janë të shumtapasi shumica e njerëzve mendojnë se rreziku ka kaluar,mos mbajtja e maskave,mos rrespektimi i masave higjenike dhe distancimit social . Ndër shkaqetkryesore është edhe numri i madh i personave të cilët po kthehen në Gjermani.Sipas institutit  Robert Koch personat einfektuar vijnë nga Ballkani Perëndimor dhe është fjala për Kosovën dhe Serbinë.

 Nga Kosova brenda katër javësh janë kthyer 608 persona të infektuar me koronavirus raporton DW, ndërkohë vala më e madhe e infektimeve pritet të jetë gjatë muajit Gusht pasi pritet të kthehen më shumë qytetarë Kosovarë.  

Autoritetet Gjermane po marrën masa për parandalimin einfektimeve pasi vetëm kështu mund të shmangin një valë tjetër e cila do detyrojë të çojë vendin në izolim.