Shkencëtarët: Covid-19 mund të përkeqësojë dëgjimin e pacientit
Më shumë se 1 në 10 pacientë me koronavirus të pranuarnë një spital të Mançesterit, kanë raportuan një përkeqësim në dëgjimin e tyre,tetë javë pas shërimit, ka zbuluar një studim.
Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjentepër të hetuar efektet akute dhe të përkohshme të COVID-19 në dëgjimin dhesistemin audiovestibular.
121 pacientë të cilët janë shëruar nga Covid-19, qëjanë kuruar në Spitalin Ëythenshaëe, pjesë e Fondacionit NHS UniversityUniversity të Mançesterit, morën pjesë në një studim telefonik.
Kur u pyetën për efektet që mund të kenë pasur ngaCovid-19, 16 prej tyre (13.2%) u shprehën se dëgjimi i tyre ishte përkeqësuar.
Tetë njerëz raportuan një përkeqësim në dëgjimin etyre dhe tetë të tjerë treguan se po ndjenin një tingull të çuditshëm në vesh qënuk shkaktohet nga një burim i jashtëm.
Kevin Munro, profesor i audiologjisë nëUniversitetin e Mançesterit dhe NIHR Qendra e Kërkimeve Biomjekësore eMançesterit, është shprehur: "Netashmë e dimë se viruset si fruthi, shyta dhe meningjiti mund të shkaktojnëhumbje të dëgjimit dhe koronaviruset mund të dëmtojnë nervat që dërgojnëinformacion në tru.
Ështëe mundur, në teori, që COVID-19 mund të shkaktojë probleme në sistemin e dëgjimit,përfshirë edhe në veshin e mesëm”.
“Dëmtimii dëgjimit mund të vijë nga stresi dhe ankthi, përfshirë përdorimin e maskavetë fytyrës që e vështirësojnë komunikimin, medikamente të përdorura përtrajtimin e COVID-19 që mund të dëmtojnë veshin, ose faktorë të tjerë që lidhenme të qenit i sëmurë në mënyrë kritike.
Kjoështë arsyeja pse ne besojmë se ka nevojë urgjente për studime me cilësi tëlartë për të hetuar efektet akute dhe të përkohshme të COVID-19 në dëgjimin dhesistemin audiovestibular”, janë shprehur studiuesit.
Studimi u krye nga audiologët e Universitetit të Mançesterit,i mbështetur nga Qendra e Kërkimeve Biomjekësore e Manastirit NIHR.