Mjekja e infektivit: Po rritet fluksi i pacientëve me Covid-19 në spital, mos u grumbulloni me njerëz
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kapublikuar në “Facebook” një video të mjekes Najda Çomo, e cila bën një apel qëtë gjithë të respektojnë masat e marra, të ruajnë distancën sociale, higjenënpersonale dhe të mbajnë maskat.
Ajo shprehet se ditët e fundit është rritur numri ipacientëve me koronavirus dhe në spital është një fluks i madh me pacientë.
Çomo thekson se nuk duhet të frekuentoni ambiente kugrumbullohen njerëz sepse është një nga vendet që mund të përhapet masivishtdhe lehtësisht Covid-19.
“Jeminë sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur nëshërbimin infektiv ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë, natyrisht edheme humbje jete. Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithëkëto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janëlodhje dhe punë e jashtëzakonshme.
Julutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që ështëmbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri-tjetrin, dhefrekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëzsepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid-19. Virusi ështëmidis jush, natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që ushërbejmë juve.
Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, është shprehur mjekja.