A do të ketë një valë të dytë të Covid-19?
Kryeministri i Mbretërisë së BashkuarBoris Johnson ka paralajmëruar se ka shenja të një “vale të dytë” të rasteve te koronavirusit në Evropë.
Kjo gjë ka ndodhur me Gripin Spanjoll pas Luftës së Parë Botërore, kur një valë e dytë u tregua më vdekjeprurëse se e para shkruan BBC.
Por e vërteta është se shumë ekspertë popërpiqen ta shmangin këtë frazë.
Margaret Harris, nga Organizata Botëroree Shëndetit , ka bërë të qartë se ajo që kemi parë është “ një valë më e madhe”që po bën rrugën e saj në të gjithë globin.
Disa vende, të tilla si Koreja e Jugutdhe Singapori, kanë qenë më mirë se vendet e tjera që nga fillimi i pandemisë duke ndaluar përhapjen e virusit. Ata kanë përdorurregjime të gjithanshme të testimit dhe gjurmimit.
Por vendet e tjera si Mbretëria eBashkuar. Franca, Spanja, dhe Italia kanë arritur të luftojnë më koronavirusin duke e futurvendin në karantinë. Kjo për shkak se ata nuk kishin sisteme kaq të sofistikuaratë sëmundjes infektive për të kontrolluar virusin,
Falë investimeve tani ata janë në njëpozitë shumë të mirë dhe janë në gjendje të zbutin masat e karantinës, ndërsa endepo përpiqen të parandalojnë virusin nëpërmjet testimeve dhe gjurmimeve.
Mirëpo rastet janë në rritje, veçanërishtnë Spanjë.
Prof Paul Hunter, njëekspert Covid në Shkollën Mjekësore Norwich, thotë se kjo do të jetë një valë edytë pasi deri në këto momente virusi duhej të ishte zhdukur plotësisht.
Kjo gjë po ndodh nëzona me shumë popullsi si Evropa Perëndimore. Është e qartë se çdo dobësi i lëvend të ndjeshme, veçanërisht ndaj këtij virusi i cili mund të transmetohetedhe nëse njerëzit nuk shfaqin simptoma. Sidoqoftë, ndërsa rastet janë nërritje, pritet dhe një valë e dytë.
Prof Keith Neal, një ekspert nësëmundjet infektive nga Universiteti i Nottingham, thotë se vendet në të gjithëEvropën po "mësojnë të jetojnë" me virusin duke marrë masa paraprakesiç janë distancimi social dhe vendosja e maskave.
Prof Keith, beson se nëse njerëzitmbeten vigjilentë, shkalla e vdekjeve shpresojmëse nuk do të përsëritet.