Kjo kurë 100-vjeçare, ul vdekshmërinë nga Covid-19 deri në 57% tek pacientët në gjendje kritike
Pandemia e Covid-19 sa vjen dhe popërhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botë, për këtë arsye shkencëtarët popëriqen të gjejnë sa më shpejt një vaksinë apo trajtim efektiv.
Një studim i ri ka zbuluar se kuratrajtimi 100-vjeçare, përdorimi i plazmës të pasur me antitrupa konvulsive, ul 57%nivelin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital.
Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë tësistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit tësapoinfektuar.
Studimi i realizuar nga një grupkërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shtetiamerikan, ka përfshirë 804 pacientë të moshës 48-70 vjeç, ku pjesa më e madheishin burra. Shumica e pacientëve ishin në gjendje kritike për jetën ngaCovid-19.
Rreth 13% e pacientëve që morënplasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%.Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%.
“Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit tëkësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëvemorën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët,shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, janëshprehur shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. MichaelJoyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli nëqytete të ndryshme amerikane.