Vaksina e gripit falas për kategoritë e rrezikuara nga Covid-19
Kategoritë e rrezikuara që janë më të prekshëm nga Covid-19do të bëjnë vaksinën falas.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë shtuar edhe kapacitetet.
“Ndërkohëqë ne përgatitemi dhe vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona, për sa i përketsituatës së Covid-19, vijojmë të rrisim edhe kapacitetet tona përsa i përketedhe programeve për vaksinimin e sigurt, siç është programi i vaksinimit ndajgripit për grupet e riskuara dhe rritjen e mbulesës vaksinale.”
Nga ana tjetër drejtoresha e ISHP-së, Silva Bino,sqaroi se kush bën pjesë në grupet e rrezikuara
“Personat me sëmundje kronike, natyrishtpunonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesenpër fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë mëshumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit tëgripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid-19.”
Manastirliu shtoi më tej se po merren të gjithamasat për përballimin e situatës vjeshtë-dimër.
“Deri tani, sipas përllogaritjeve për mbulesënvaksinale të shtuar, kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhendërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina për sa i përketsituatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim.”
Ndërkohë në të gjithë botën po bëhen përpjekje tëvazhdueshme për një vaksinë anti-Covid, por ende nuk llogaritet koha se kur ajodo të jetë e aplikueshme botërisht.