Koronavirusi: Testi i ri që dallon Covid-19 nga gripi sezonal brenda 90 minutash
Testet e reja 90-minutëshe që mund tëzbulojnë koronavirusin dhe gripin pritettë aplikohen javën e ardhshme. Tamponi dhemarrja e ADN-së do të ndihmojnë nëdallimin midis Covid-19 dhe sëmundieve të tjera sezonale.
Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë nëBritani tha se këto risi të fundit për testimin e koronavirusit janë shpëtim ijetës. Ai gjithashtu shtoi se: "Miliona teste të reja të shpejta tëkoronavirusit do të japin rezultate në vend brenda 90 minutash, duke nandihmuar të prishim shpejt zinxhirin e transmetimit. Fakti që këto teste mundtë zbulojnë gripin, si dhe Covid-19 do të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasijemi duke shkuar drejt stinës së dimrit dhe virozat stinore janë më tëpranishme."
Aktualisht, tre të katërtat erezultateve të testit kthehen brenda 24orësh por ka raste që përgjigjeja mund tëzgjasë deri në dy ditë.
Pothuajse gjysëm milioni i testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPore, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në klinikat shëndetësore dhe laboratorët. Gjatë gjithë vitit pritet që këto shifra të rriten raporton BBC.