Koduzi për Covidin: Virusi do zhduket nga natyra ose duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të

Në një intervistë përOra News, kreu i departamentit të shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi,  shprehet se shtimi i testeve është i domosdoshëm pasi sipas tij sa më shumëtestime të bëhen aq më pak vdekje do te ketë pasi personin e infektuar e kap mëherët dhe bën gjurmimin e kjo sjell ndërprerjen e zinxhirit së përhapjes sëvirusit.

"Numri i vdekjeve është i lidhur me masatqeveritare. Në një studim të zhvilluar nga revista "Forbes" qeveriashqiptare renditet e fundit në rajon përsa i përket masave të marra ngaqeverisë anti-COVID".

I pyetur nga gazetarinë lidhje me teoritë konspirative që qarkullojnë mbi ekzistencën e virusit, sidyshimet nëse vdesin apo jo njerëz,  nëseduhet bërë vaksina apo jo, apo hulumtimet mbi çipin në vaksinë, Koduzi u shprehse sipas tij virusi ekziston dhe ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të.

"Ose virusi do zhduket nga natyra ose dotë mësohemi të bashkëjetojmë me të. Nuk ka informacione të mjaftueshme se sisilllet ky virus. Unë besoj se kjo situatë është përdorur prej qarqeve tëmajta. Përshembull në Amerikë janë udhëhequr nga bashkiakë të majtë, kanë pasurlockdown-in më të egër, por në momentin që filloi lëvizja e majtë Black LifeMatters, ato e harruan çështjen e Covidit dhe u bashkuan në protesta, afërnjëri tjetrit dhe u harrua fare Covidi. Kjo është përdorur për axhendë politiketë qarqeve të majta".

Ndër të tjera GazmendKoduzi  hedh dyshimet se kjo situatë nëvendin tonë është përdorur nga Z.Rama.

"Ashtu siç Rama, pjesë e këtyre qarqevedhe një ndjekës i zjarrtë i Sorosit, është duke e përdorur këtë situatë përaxhendën e tij politike."