Ish-kryebashkiaku tregon eksperiencën në “Infektiv”: Mjekja Çomo një gjenerale e vërtetë

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Gëzim Zilja, përmesnjë postimi në “Facebook” ka treguar rrugëtimin e tij në spitalin “Infektiv”pasi dyshohej se kishte Covid-19. Ai ishte shumë i surprizuar nga shërbimi që bënininfermierët dhe mjekët. Madje përshtyje të madhe i ka lënë doktoresha NajadaÇomo, shefja e pavjonit infektiv, e cila kishte një përkushtim të madh ndajpacientëve duke e quajtur atë një gjenerale.

Postimi i plotew:

“DoktoreshëNajada Çomo dhe shenjtorët e spitalit infektiv.

Ky shkrim i kushtohetpersonelit mjekësor të Spitalit Infektiv Tiranë, që lufton përditë për tëshpëtuar jetë njerëzish, duke rrezikuar jetën e vet.

Ndodhi pa pritur dhepapandehur. Lodhje trupore, mungese humori dhe një temperaturë që nuk e kaloi38 gradë. Tamponi negativ, por skaneri nxjerr një pneumoni. Frika e asaj që dotë vinte më vonë më përfshiu të gjithin.

Urgjent,urgjent, urgjent! Më shumë më trembi doktori i një klinike private, njëkokëshqope me përmasat e elefantëve të parqeve të Serengejtit apo Kalaharit, qëpasi më bëri grafinë, dukej sikur ishte gati të printonte atë lajmëriminstandard: ” Me hidhërim të madh....” Mbasi ma bëri sterrë nuk harroi tështonte: Te recepsioni duhet të bësh pagesën.

Shoqëruarme sirenën e ambulancës, ku llamarinat kërcisnin e ulërinin sikur shtatëqinddreqër hidhnin valle aty brenda, ku asgjë nuk ishte e fiksuar në vendin e vet,dritaret, dyert, ca rrangullina, që shëtisnin lart e posht sipas shpejtësisë sëmakinës dhe pjerrësisë së rrugës. Unë edhe sot habitem sesi ai grumbullhekurishtesh ecte mbi katër rrota.

Mënë fund në spitalin ”Shefqet Ndroqi.” Një pritje, kujdes njerëzor i qetë, paalarm. Edhe një herë skaner, edhe një herë diagnoza: pneumoni, shkaktari ipaspecifikuar. Njeriu që rrinte para meje më kujtoi kozmonautin sovjetik JuriGagarinin, që me anijen e tij kozmike bëri rrotullimin e parë rreth tokës. -Duhet të shkoni pa tjetër te infektivi. Nuk mund tu mbajmë këtu- më thotëdoktoresha.

Pastajshtoi qetësisht. - Po gjithçka do të shkojë mirë. Nuk ka për të ngelur asnjëpasojë.- Kaq doja unë si i sëmurë, një fjalë të mirë. Të gjithë parametratpulsi, tensioni, oksigjeni në gjak mu normalizuan menjëherë. Rruga nga ”ShefqetNdroqi” deri te ”Infektivi” u bë e me të njejtën ambulancë. Ambullancëramallinë, i thonë disa vlonjatë.

Mënë fund në spitalin infektiv. Asnjë sekondë e humbur. - Jooo në këmbë, nuklejohet! Të lutem ulu të këtu!- gati më uli me zor një ”kozmonaut” tjetër nëkëtë rast infermierja. Fillova të flas për të treguar se jam i fortë e mund tëecë. Po nga brenda skafandrit doli një zë urdhërues. - Të lutem ulu në karrocëdhe lëri fjalët!

Pasdisa minutash gjëndem në katin e parë shtrirë në krevat me një alamet shisheserumi, që filloi të rridhte në damarë, duke shpërndarë nëpër gjithë trupin timtë drobitur, lëngun jetëdhënës. Kisha kohë të mendohesha e të filozofoja meveten se frika më kishte kaluar por ajo dreq shishe ashtu pikë-pikë... - Ndjeheshmirë shef? – Nga zëri duhet të ishte ishte djalë jo më shumë se 30 vjeç. –Mirëjam mirë- por këtë herë zëri nuk ishte i imi.

Kishtetingull tjetër, të dobët, të ngadalshëm dhe të thellë. - Mos fol se nuk të bënmirë!- më këshilloi djaloshi. Quhej Ylber. Në çdo dy orë më maste temperaturën,pulsin, praninë e oksigjenit në gjak, tensionin. Për një çast mendova se poprivilegjohesha por gabova. Nga darka më çuan në katin e tretë.Vapa ishte epadurueshme.

Iuankova nje infermiereje. Ajo më dëgjoi me vëmendje e tha: O gjysh, ( sa fjalë ebukur), më shikon mua? Brenda kësaj veshjeje unë rrobat i kam ujë. Dhe tëmendoje që ”uniforma vishej e hiqej me protokoll. E mbylla sqepin. Përsëriserum dhe gjilpëra të mëdha e të vogla. Por ato gra e vajza (djemtë ishin mekokrra) atje në katin e tretë nuk i pashë të uleshin një minutë.

Menjë shpejtësi e qetësi për tu admiruar shpërndanë ushqimin të ambalazhuar nëqeska (ushqim shume i mirë) e kuti, të gjitha një përdorimshme e po ashtu imblodhën pasi të sëmurët e konsumuan ushqimin. Nata ishte punë e gjitha. Dikushaty ngjitur kollej pa mbarim!

Ishtenjësoj sikur tre gjahtare të shtinin njëkohësisht pa pushim. Po kishte dhe tëpaduruar që orë e çast kërkonin shërbim. Pa u mërzitur, me qetësi e siguri, meveshjen mbrojtëse, ku në shpinë lexoje Ela, Elga, Elda, Silva, ( më dukeshinnjësoj) dhe emrat e dy djemve të kudogjendur Danieli dhe Aleksandri, atofëshfëshet e tyre nuk pushuan deri në mëngjes. Turnet u ndërruan shpejt eshpejt e gjithçka filloi nga e para, po me atë ritëm, përkushtim dhe qetësi.

Dyepisode po përmend gjatë të atyre shtatë ditëve. Sapo dreka ishte shpërndarëdrejt meje vjen një grua e vogëlth,veshur me një palë tuta e një bluzë tepër tëpëdorur, që ishte shtruar atë mëngjes e më pyet me një zë aq të pakët e tëlodhur: A është shpërndarë dreka? U trondita sepse kuptova gjendjen.

Infermierjaia kishte lënë mbi komodinë po ajo e paorientuar nuk e kishte parë. Ishte evetmja komodinë në atë dhomë që kishte sipër qesen e ushqimit të spitalit dheasgjë tjetër. Pa infermieren në sy, i tha më falni se nuk e pashë dhe filloi tëhante ngadalë. Episodi i dytë një i sëmurë nga ata që mendojnë se të tjerëtkanë lindur vetëm pët tu shërbyer, po kërkontë me britma infermieren.

Pounë kisha mbi pesë minuta, që e shikoja sesi në dhomën përballë ajo po ushqentenjë grua të moshuar duke i thënë: Duhet të hash patjetër. Ke dy ditë pa ngrënë.Edhe këtë lugë, edhe këtë... Sakaq shoqja e saj shkoi te i sëmuri që më në fundgjeti ”derman”. Nga ora dhjetë e mëngjesit, kur sapo në damarët e mi ishtederdhur një tjetër shishe me serum u shfaq doktoresha. -Si je ?- më pyeti?Pastaj vazhdoi: Kur të ka filluar? Çfarë ndjen? A ke kollë, frymëmarrja? Dhe nëfund: Je i fortë? Mundohesha të depëtoja në fytyrën e saj po veç syve asgjë nukdalloje dot, asgjë: Sy depërtues, imponues, ngjyrëkafe, që rrezatonin siguri eshpresë.

 -Mos u mërzit do të dalësh shpejt- më tha dukeu larguar. Pastaj ( jo vetëm për mua) u shfaq në orët e vona të pasdites aty (e bënte çdo ditë) në perëndim të diellit. Ishte po ajo pamje me veshjembrojtëse, por nuk di pse kjo grua me duk si një gjeneral me atë uniformë, kumungonin vetëm yjet mbi spalina.

Ishai qetë dhe në uniformë lexova emrim, Najada. Po, ajo ishte shefja e pavionitinfektiv Najada Çomo, që luftonte e shpëtontë çdo ditë jetë njerëzish, në njëmjedis ku çdo sekond ishe i rrezikuar nga virusi kobëzi. – Ku i keni gjeturkëta shenjtorë- i thashë për gjithë përsonelin që shërbente aty. Isha ibefasuar dhe shumë i emocionuar nga shërbimi i atyre djemve e vajzave sepseshpesh na ndodh të dëgjojmë (zot na ruaj!) aq shumë të pavërteta për shërbiminmjekësor?!

Unëflas për atë që pashë me sytë e mi. Dhe më shpëtuan disa fjalë të mëdha:Doktoreshë: duke parë këto vajza e djem unë besoj se Shqipëria një ditë do tëbëhet. Dhe ”gjeneral” Çomo mu përgjigj plot sinqeritet dhe siguri: Po! Kashpresë. Shqipëria do të bëhet!
Dhe për ta përfunduar këtë skicë mbresash.

Nëvitin 1945 në formacionet partizane italiane që luftonin kundër fashizmitmbrriti lajmi se lufta kishte mbaruar. Sandro Pertini ( Më vonë president iItalisë) një nga luftëtarët e rezistencës mbasi sistemoi sendet në çantën e tiju nis drejt rrugës automobilistike. - Ej Sandro, che stai facendo? Dove vai?- epyeti një nga shokët... Luftëtari sypatrembur i rezistencës italiane, që luftae ”kurseu” u përgjigj: – Vado e casa. La guerra e’ finita”.

Kështue përfytyroj unë doktoreshë Najada Çomon dhe gjithë ata heronjë e heroina qëluftojnë përditë për të shpëtuar jetë njerëzish, duke u përballur me një armikaq të pabesë, të rrezikshëm, të padukshëm. Jo vetëm kaq. Por edhe duke iukufizuar takimet me njerëzit e dashur dhe jetën private. Pas disa kohësh ( kushe di sa do të zgjasë kjo pandemi?!) kur covidi të jetë mposhtur dhe vdekshmëriatë jetë zero, ajo do të zbresë ngadalë shkallët, do të dalë në oborr dhe do tëhedhë sytë nga ajo godinë, ku u zhvillua një luftë e egër, e paparë, epadëgjuar, por tashmë e fituar.

Si në një film do t’i shfaqen ato qindra ditë e netë të lodhshme, njerëzit e shpëtuar por edhe ata që e humbën betejën me virusin, sepse luftë pa viktima nuk ka. Dikush, ndoshta ndonjë nga shoqet e saj do ta pyesë: Doktoreshë Najada, ku po shkon? Dhe ajo me zemrën plot, ngadhnjimtare për betejën e fituar, ashtu thjeshtë si bëjnë heronjtë dhe heroinat e vërteta pasi mundin ”bajlozin e zi” dhe shpëtojnë njerëzimin do të përgjigjet: Do të shkojë në shtëpi. Lufta mbaroi. Covidi u mund!”