A mund të infektohemi me Covid-19 përmes syve ?

Deri tani sipas mjekëve ne e dimë qe koronavirusi mund të hyjë nëtrupin tonë përmes hundës dhe gojës. Rekomandimet nga mjekët kanë qenë tëvazhdueshme për të vendosur maska në fytyrë dhe për të mbajtur distancënsociale.

Po sytë? A duhet të  mbajmësyze apo mburoja në fytyrë?

Sipas Dr. Thomas Steinemann, zëdhënës klinik i AkademisëAmerikane të Ophthalmogy  mund tëinfektohemi nga Covid-19 edhe përmes syve.

“Ekzistojnë dëshmi të reja që njerëzit janë duke u infektuar mekoronavirus nga pikat që ndodhen në ajër. Këto pika mund të futen në trupintuaj nëpërmjet syve”- tha ai.

Sipas CNN gjithashtu është e mundur të infektoheni edhe duke prekur sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas  duke prekur syrin.

Eksperti më i mirë i vendit për sëmundjet infektive,  doktor Anthony Fauci tha se duhet të filloni të mbroni sytë tuaj  pasi mund të infektoheni me koronavirus edhe nëpërmjet syve.

“ Nëse vërtet dëshironi mbrojtje perfekte  të sipërfaqeve tuaja mukoze atëherë duhet tëmbroni edhe sytë tuaj. Keni mukozë në gojë, në hunde por gjithashtu keni mukozëedhe në sy. Teorikisht duhet të mbroni të gjitha sipërfaqet. Kështu që nësekeni syze ose mburojë për sytë, duhet ta përdorni.”- u shpreh ai.