Ilir Demalia kujton kohët kur Rama trokiste gotat te Ora News dhe pyet: Pse PS bënte reklama te një media "problematike"?
Kjo foto nuk është shumë e largët në kohë. Ishte shtatori i2017 dhe Ora News festonte 10 vjetorin e krijimit si televizion.
Në pritjen me mbi 1000 të ftuar, krahas personaliteve më tëlarta të vendit ishte dhe vetë kryeministri Rama, që asokohe inspektoi dhestudiot e reja në televizion.
Tre vite më pas gjendemi në një situatë tjetër, nën një sulm të ashpër.
Publicisti, Ilir Demalia, solli në vëmendje pikërisht këtëdetaj për të dalë në konkluzionin se gjithçka është politike.
Demalia: Si ka mundësiYlli Ndroqi paska qenë një mafioz kaq i madh që po trondiste botën dhe kjoRilindje e bën Konsull Nderi, dhe gruan e tij Konsulle Nderi?Që të bëheshKonsulll Nderi duhet të verifikohesh nga SHISH,nga pushteti, gjyqësori dhe tëgjitha. Pse të gjithë këta socialistë shkonin deri dje në dasma e xhenaze meYlli Ndroqin dhe krenoheshin, pse shkonte në përvjetorin e Orës vetëkryeministri kur i dinte të gjitha këto, këto nuk lindën brenda ditës? Është njëluftë e qartë politike e Kryeministrit.
Nga bilanci i bërë nga Bordi i televizioneve, PartiaSocialiste rezulton të jetë debitori më i madh ndaj Rtv Ora dhe Ora News, me 34milion lekë detyrime të papaguara për reklamat.
Demalia ngre pyetjen sesi një parti kur ishte në dijeni se katë bëjë me një media problematike bënte reklama aty.
Demalia: Ora News i kanë rreth 1 mln dollarë borxhe për reklama, vetë PS i ka 34 mln lekë. Kur e dinte PS që kjo media është një media mafiozepse bënte reklama aty, pse flisnin aty? Ju jo vetëm do të ngrihenipor do të jeni edhe më të fuqishëm pas kësaj që po ndodh. Fjala e lirë dhe e vërtetanuk mund t'ju fundosë kurrë.
Demalia ka bindjen se dy televizionet do të dalin fitimtare nëkëtë betejë.
Demalia: Po u thydhe Ora atëherë do të ketë një pushtet më të fuqishëm dhe Edi Rama jo vetëm dotë marrë zgjedhjet e ardhshme sepse ka qenë kjo media që ka nxjerrë pollet më tësakta për zgjedhjet plus që po godit korrupsionin e qeverisë. Një njeri që është i inkriminuarai bën pajtim, pajtohet me krimin. Kemi krimin shtetëror. Ora News edhe ngatelefonatat e qytetarëve që dëgjoja dje është një media që po ngrihej përditësepse po thoshte të vërtetën, nuk po mbante anësi. Kjo dritare ka një liri tëplotë karshi njerëzve. Baza është liria e kësaj mediaje që fatkeqësisht nuk ekanë mediat e tjera sepse janë komperomentuar dhe korruptuar me pushtetin sepsemarrin reklamat nga pushteti dhe mbyllin gojën duke bërë gjoja një opozitëelegante. Si ka mundësi ky SPAK që nuk heton Alfred Pezën i cili kishte 1 miliondollarë të pajustifikueshme dhe tha i kam bërë me rrogën te Ora News dhe kynjeri mbahet si zëdhënës mediatik i PS, Rilindjes, pse?
Demalia thekson se Ylli Ndroqi i ka lënë të lirë gazetarët dhepo jepej një model i medias së lirë dhe luftës me pushtetin, ajo që i kamunguar gazetarisë gjatë 30 viteve.
Demalia: Prandaj gazetaria është sot në këtë gjendje.I kanë shërbyer pushteteve për të përfituar dhe për lukset e tyre.