Haxhimali kundër ndarjes së Shqipërisë në 4 rajone: Pushteti lokal humb autonominë dhe e kontrollon qeveria

Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin,që e ndan Shqipërinë në 4 rajone e ka kundërshtuar Kreu i Shoqatës së Bashkive,Agron Haxhimali.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet se kjo ndarje e decentralizon dhe i heq autonominë pushtetit vendor, madje duke e vendosur nën kontrollin total të pushtetit qëndror.

Haxhimali: Nga pikëpamja teknike, është njëligj që nuk bën pjesë në ato ligje që kërkojnë ndërhyrje kushtetuese dhe tambajmë Shqipërinë në territore fizike ku çdo rajon do të ketë juridiksionin etij në territor. Është një ligj me kompetenca administrative. Lidhur mereagimin e partive politike, me vjen keq që i kam dëgjuar të dy partitëpolitike pasi ky ligj ka dy muaj që po qarkullon por fakti që nuk janë nëparlament bën që ata mos ta ndjekin atë. A ka një qëllim të lirë ligji? Unë ekam kundërshtuar në takimin drejtues të qeverisë pasi unë kam principzhvillimin lokal. Forcimin e autonomisë vendore.

Ky ështënjë ligj që nuk përligj asnjë nga qëllimet e autonomisë vendore. Ky nuk edecentralizon dhe nuk i jep autonomi pushtetit vendor madje e kontrollon dhe emonitoron gjithë qeveria qendrore. Të gjithë paratë e investimeve që do të vijnëqoftë nga qeveria qëndrore, qoftë nga aktorët publikë dhe privatë tashmë dofuten në këtë lloj hinke. Ky ligj i jep pushtetit qëndror një tjetër instrumentkontrolli, force për të kontrolluar investimet në nivel vendor ashtu siç i doqeveria.               

Ndërkohë këtë ligj e ka kundërshtuar dheopozita e bashkuar të cilën e ka  cilësuarantikushtetuese dhe qëllimi Ramës është elektoral dhe kërkon të marrkompetencat e pushtetit vendor.