Covid-19, 1600 mjekë të familjes po ndjekin pacientët e karantinuar në banesa

Përveç mjekëve që janë në frontin e parë të"luftës" me koronavirusin në spitale, një tjetër rol të rëndësishëm kanëdhe mjekët e familjes.

Detyra e tyre është ndjekja e çdo pacienti qëka simptoma të lehta dhe të cilët qëndrojnë në shtëpi të izoluar.

Gjatë një vizite të ministres së shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, ajo tha se në dispozicion në të gjithë Shqipërinë janë 1600mjekë familje.

“Ështënjë punë e madhe që po bëhet nga mjekët e familjes. Janë më shumë se 1600 mjekëtë angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Tiranë, ku është dhe numrimë i madh i të prekurve aktivë, mjekët e familjes po luajnë një rol kyç, përndjekjen e ecurisë në rastet e pacientëve të prekur nga Covid19, të cilët janëduke u trajtuar në banesë. Më shumë se 1 mijë pacientë, janë duke u trajtuardhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes”, thaManastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësorenr.10, Ministrja e Shëndetësisë tha se ndjekja e pacientëve po kryhet sipasprotokolleve të përcaktuara. Ajo shprehet se aktualisht në të gjithë territorinjanë të paktën 2500 raste aktive.

“Në tëgjithë Shqipërinë janë mbi 2500 raste aktive. Rreth gjysma e tyre janë mesimptoma, pra janë duke u ndjekur nga strukturat tona të kujdesit parësor,sipas protokolleve të përcaktuara për qytetarët që ndiqen në mënyrë ambulatoredhe për ata që kanë nevojë të hospitalizohen atëherë lidhen direkt me 127 përtë garantuar ndjekje të mëtejshme në kushte spitalore”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se mjeku i familjes e kanë kohe reale informacionin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit, qëështë i prekur nga COVID-19.

“Çfarëështë e rëndësishme është që sot realizojmë në mënyrë elektronike karteliziminelektronik të pacientëve, të cilët janë të dyshuar, kanë shenja, kanë simptomatë Covid19, apo janë raste të konfirmuara me Covid19 dhe terapitë e tyre tëmjekimit”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë në qendrën shëndetësore nr. 10, aktualishtpo marrin trajtimin e mjekut të familjes 30 pacientë.

Këtë të enjte, u shënua një tjetër shifër elartë përsa i përket të infektuarve me koronavirus.

Nga 531 testime të kryera në 24 orët e fundit,127 pacientë rezultuan pozitivë me koronavirus. Ndërsa 6 persona të tjerë kanë humburbetejën me covidin.