Dibër, 26-vjeçari bllokohet në doganën e Bllatës me 370 kg kanabis në kamion

Një sasi prej 370 kg kanabis është hapur nëdoganën e Bllatës. Policia kufitare e Dibrës bën me dije se lënda narkotike ugjet në dyshemenë e një kamionçine me logo mobilerie dhe targa  AA 450 YE.

Kamionçina drejtohej nga 26 vjeçari FlorianAlimani banues në fshatin Gjoricë e poshtme.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhesasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Mjeti po udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriutdhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

"Shërbimete Stacionit të Policisë Kufitare  Bllatë,në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim tëtrafikut ndërkombëtar të  narkotikëve,kanë shtuar kontrollet dhe bazuar  edhenë bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dheshkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine  Narkotikëve në DVP Dibër,  kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar nëvijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip“Benz”,   me drejtues shtetasin F. A., 26vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte sidestinacion Maqedoninë e Veriut" - njoftonpolicia.

Policia vijon hetimet për identifikimin epersonave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër  në bashkëpunim me Policinë Kufitare dheProkurorinë Dibër, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtartë narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar nëkëtë ngjarje.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.