Sokolaj: Gjykata ngarkoi 3 oficerë të policisë gjyqësore të paraqiten në RTV Ora dhe Ora News, jo FNSh, as RENEA

Redaktori i departamentit të informacionit nëRTV Ora dhe Ora News, Trashgim Sokolaj dëshmoi me fakte se prezenca e oficerëvetë FNSh-së dhe RENEA-s në ambjentet e televizionit pak ditë më parë, nuk është evidentuarnë vendimin e Gjykatës.

Gjatë një interviste, Sokolaj shprehet se nëurdhrin e gjykatës ngarkohen vetëm 3 oficerë të policisë gjyqësore që ishin tëngarkuar për të ardhur në televizion.

Ai shprehet se mësymja e forcave speciale nëambjentet e RTV Ora dhe Ora News ishte antiligjore.

Sokolaj: Ne inkurajojmë prokurorinë,gjykatat dhe policinë për të bërë punën e tyre deri në fund si dhe Presidentine Ora Neës që të përballet dhe të dëshmojë me faktet që disponon. I ndodhur përparaasaj situatës atë ditë, kam menduar se prezenca e trupave policore me atë regjiqë u shfaqën atë ditë, ishte me një vendim gjykate. Më dukej e pabazuar. Unë kamnë dorë vendimin e gjykatës, ku thuhej se për ekzekutimin e këtij vendimingarkohen Leonard Qorri dhe Altin Curri oficerë të policisë gjyqësore pranëDrejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Florian Arapi, oficeri policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme për Krim të Organizuar.

Sa i përketekzekutimit të këtij vendimi, terrori policor prej 4 orësh në ambjentet e dymediave në prani të një stafi të tërë teknik, gazetarësh, spikerësh dhe shumë tëftuarish, nuk ka asnjë referencë dhe asnjë bazë në vendimin e gjykatës. Për muaështë totalisht në këtë kërkesë pasi urdhëron 3 oficerë të policisë gjyqësore tëcilët janë civilë që duhet të vinin. Jo vetëm që nuk ka bazë ligjore përprezencën e RENEA-s, por është një veprim totalisht i pamenduar. Ishte njësituatë absurde. Në këtë vendim të gjykatës evidentohet se nuk ka asnjë provë.

Nuk citohet asnjë provë konkrete dhe për më tepër, në faqen 35 të vendimit, pasi shpjegohet urdhri për sekuestrimin e pasurive, thuhet, "pas kësaj faze gjykata vlerëson se subjekti ka barrën e provës për të justifikuar origjinën e ligjshme të pasurisë së tij". Kemi dy organe mediatike që është transparente me publikun që deklarojnë tatim taksa. Kush është origjina kriminale e këtyre subjekteve.

Ndërkohë për një pretendim të SPAK ndajPresidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, për një arrestim në vitin 2015 nëItali, Sokolaj tregoi një vendim të gjykatës së Torinos ku thuhej se njëpretendim i tillë nuk ekziston.

Sokolaj: Në vendimin e gjykatës dhe nëdosjen e prokurorisë rezulton që si bazë ligjore për këtë rast të urdhrit tësekuestrimit pasuror është përdorur ligji antimafia i vitit 2009. Duke qenë njëvit i ligjit 2009 nuk shtrin efektet e tij në mënyrë prapavepruese. Duke ubazuar tek ky ligj mund të sekuestrohen vetëm pasuri apo prona që rezultojnë tëjenë krijuar pas vitit 2009, por më para nuk mund të flitet. I vetmi episod qëpërmendet në dosjen e prokurorisë që rezulton e vitit 1998 dhe duke qenë seligji antimafia nuk i shtrin dot efektet në këtë episod është marrë në mënyrë tëgabuar një situatë e ndodhur në Itali. Thuhet në vendimin e prokurorisë sePresidenti i televizionit është arrestuar në Itali në 17 shkurt të vitit 2015por nuk jepet asnjë lloj shpjegimi se çfarë ka ndodhur.

Unë i kërkovaavokatëve sqarime për këtë gjë. Ka pasur shumë raste nga raporte të policisë qëkanë rezultuar të pasakta me ditëlindjet emrat e mbiemrat. Për këtë gjë për tëcilën këta flasin, është një dokument i disa viteve më parë nga gjykata eTorinos dhe është dokument i lëshuar nga autoritetet e drejtësisë italiane me kërkesëtë avokatit Engjëll Agaçi. Ky dokument është kërkuar nga ky avokat i cili ështëmarrë me procedurat e asaj kohe. Thotë që fakti nuk ekziston, pretendimi për njëarrestim apo një çështje penale të kryer nga personi që i janë sekuestruarpasuritë nuk ekziston.

Pasimora këtë dokument nga avokatët, pyeta më tej dhe më thanë që përveç këtijdokumenti që gjykata italiane i ka dhënë avokatit Engjëll Agaçi, personi qëpretendohet se është arrestuar atë kohë në Itali ka qenë prezent në Shqipëri,ka udhëtuar jashtë shtetit. Kemi një sërë dokumentesh nga pasaportat e z. YlliNdroqi të vulosura. Ne kemi dhe disa video dhe foto me data që këta pretendojnëse ai është arrestuar në Itali, Presidenti i televizionit ka qenë i ftuar në njëaktivitet nga Mishel Obama në një aktivitet që është mbajtur për fëmijët me aftësindryshe. Në video dhe fotografi në rrjete sociale që dëshmojnë se kanë qenë nëkëto aktivitete. Ato kanë udhëtuar nga Shqipëria nëpërmjet Gjermanisë kupasaportat janë të gjitha të vulosura. Nëse do të kishte një mandat arresti ngagjykata, Interpoli do të kishte pasur mundësinë për të bërë të gjitha verifikimete veta nëpër aeroporte. Dokumentacioni është i rregullt.

Për më shumë shikoni videon e plotë  të intervistës