Skrapar, zjarr i madh në fabrikën e këpucëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2020, 18:17
Një fabrikë këpucësh në Skrapar është përfshirë nga një zjarr i madh pasditen e sotme.
Shtëllunga tumi të zeza u panë mbi fabrikë.
Në momentin e ngjarjes mësohet se brenda fasonerisë kishte edhe punëtorëpor fatmirësisht ata kanë dalë në kohë dhe nuk ka raportime për të lënduar.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e tij.
