Sanatoriumi mes ujërave të zeza e pa rrugë, banorët: Më të rrezikshme se Covid-19, Veliaj na mashtroi

Banorëtnë rrugën Grigor Cilka në afërsi të sanatoriumit kanë ngritur shqetësimin eshpërthimit të ujërave të zeza në zonë prej më shumë se një viti. Për to ujërate zeza janë  më të rrezikshme sekoronavirusi. Ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të rikujtojëpremtimet e bëra.

Zona është afër spitalit të sanatoriumit porprej vitesh nuk është vënë dorë.

Problem i banorëve janë ujërat e zeza që kanëshpërthyer prej një viti dhe nuk është marrë asnjë masë.

"Vetëmkanë folur por kurrë nuk kanë ardhur të inspektojnë. Fëmijët luajnë mesfekaleve dhe baltës".

Ujërat e zeza i shohin më të rrezikshme sekoronavirusi që po përhapet gjerësisht në vend këto ditë.

"Fëmijëtluajnë në ujëra të zeza, çfarë covidi do më shumë?"

Problem për to është dhe rruga e paasfaltuarqë në kohë me shi bëhet e pakalueshme.

"Kemilënë barkun pa bukë, për një copë rrugë që të kalojmë, janë ujërat e zeza, fëmijëtshkojnë në shkollë. Rrugën e kemi ndërtuar vetëm shteti nuk ka vënë dorë".

Prej shumë vitesh ankesat e tyre kanë shkuarnë vesh të shurdhët. Ndriçimi është tjetër shqetësim.

"Ndriçimnuk ka fare. Për rrugën na kanë premtuar gjatë fushatës. Vetë Erion Veliaj kaardhur dhe na ka kërkuar votën e na premtoi që do ta ndërtojë ai rrugën".

Thirrja e tyre shkon për marrjen e masave samë parë.