Vandalizohen natën varret ilire e Amantias së vjetër në Vlorë

Një pjesëe varreve ilire të Amantias së vjetër në Vlorë dëmtuar nga vandalët.

Këto varrenë pjesën verilindore të kodrës së Amantias së vjetër në Vlorë janë dokumentuarprej vitesh në Ministrinë e Kulturës dhe më pas janë mbyllur sërish.

Pasmbylljes së tyre ndër vite ato kanë rënë pre e vandalizmit të banorëve të zonëstë cilët gjatë natës fillojnë sërish gërmimet në zonë për hapjen e varreve dukeshpresuar se do gjejnë diçka në brendësi të tyre.

Për këtëarsye DRKK Vlorë në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës ka nisur punën prej mëshumë se dy javësh për gërmim dhe dokumentimin nga e para të këtyre varreve.

Arkeologëtgërmojë ditën për dokumentimin e tyre, por gjatë mbrëmjes kur ata largohen,persona të tjerë të paidentifikuar shkojë dhe gërmojnë në zonë sërish me shpresënse brenda tyre do të gjejnë sende me vlerë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i DRKK Vlorë, Orgest Feimi i cili nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar ministrive së linjës dhe organeve kompetente ligjzbatuese, denoncon rastin dhe kërkon marrjen e masave mbrojtëse për të tilla varre ilire si dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

https://youtu.be/TifUn0XnanE