Ndotja nga fabrika, familjarët në Lezhë kërkojnë largimin nga zona e banuar
Protestatpër të mbrojtur ambientin pranë familjeve nuk japin zgjidhje. Në Lezhë prejdisa muajsh kërkohet largimi i fabrikës së përpunimit të mbetjeve me origjinështazorë për shkak të ndotjes, por kërkesat ende nuk janë marrë parasysh.
Prej muajit shkurt banorët e ish zonësindustriale në Lezhë janë ngritur në protestë për të kërkuar zgjidhje e situatëssë krijuar nga ndotja që shkakton fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinështazore.
Në stinën e verës situata shfaqet edhe më e rëndë,ndaj ata janë rikthyer në tubim duke paralajmëruar se nuk do të ndalen.
“Do të vijojmëdje do t’i përshkallëzojmë dhe kemi mundësi që të bllokojmë rrugën.”
“Kanë 5vite që na thonë se do ta rregullojnë dhe kanë 5 vite kështu.”
Fabrika e përpunimit te mbetjeve me origjinështazore është vënë në funksion pak muaj më parë dhe drejtuesit e kompanisëpretendojnë se i plotëson te gjitha standardet evropiane.