Meta: Pamjet e publikuara nga grumbullimet në spitalin Infektiv, shqetësuese, kërkojnë reflektim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2020, 14:41
Përmes një postimi në Facebook, presidentiMeta shkruan se familjarët e qytetarëve të prekur nga Covid-19 duhet tëinformohen për shëndetin e të dashurve të tyre.
Por Meta thekson se pamjet se sotme tëpublikuara në media ku ka grumbullime njerëzish, janë shqetësuese dhe kërkojnëreflektim.
Meta: Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.









