OKB raport për Shqipërinë: Problem buxheti i shëndetësisë, 2,97% e PBB-së, më e ulta se shumë vende të Evropës Juglindore
Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë ndër shtetet e Evropës Juglindore dhe në vitet e ardhshme planifikon t'i ulë më tej ato. Në kuadër të situatës me pandeminë, OKB ka përpiluar pesë prioritete për qeverinë shqiptare që do i kushtojnë të paktën 97 milionë dollarë.
Në kohën kur e gjithë bota mendon si të rimëkëmbetshpejt nga pandemia e koronavirusit të ri, qeveria shqiptare po e ul buxhetin përsektorin e shëndetësisë.
Një raport i Organizatës së Kombeve tëBashkuara për planin e Shqipërisë për rimëkëmbjen dhe reagimin socio-ekonomikndaj kovidit-19 vëren me shqetësim rënien e burimeve financiare për kujdesinparësor në vitet që vijnë.
Në Shqipëri, shpenzimet publike si pjesë eprodhimit kombëtar për këtë sektor vlerësohen në 2,97%, shifër kjo më e ulëtasesa shumica e vendeve të Europës Juglindore, e parashikimet e qeverisë janë përnjë zbritje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022.
"Kjotendencë është veçanërisht shqetësuese kur duhet rindërtuar dhe fuqizuar njësistem më i mirë shëndetësor. Projeksioni i OBSH-së për vitin 2020-2022 tregonse Shqipëria do të shpenzojë për tri vitet e ardhshme më pak se 10% përshëndetin nga paratë publike. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor nëShqipëri kërkon rritjen e buxhetit me 25%."
Pas mbërritjes së virusit të kovidit në Shqipërimë 8 mars, qeveria shqiptare reagoi me akte ligjore, me financa dhe logjistikëpër të riorganizuar spitalet në ndihmë të pacientëve.
Këto fakte i rendit edhe OKB-ja por nuk lë papërmendur kufizimet e mëdha që solli izolimi i gjatë i vendit këtë pranverë nëpunën e përditshme të shërbimit mjekësor.
Problem tjetër është edhe rialokimi që Këshillii Ministrave i ka bërë dhjetëra milionë dollarëve fonde nga sektorë të tjerë tëshëndetësisë për administrimin e pandemisë.
"Gjatëizolimit u prekën një numër i shërbimeve shëndetësore publike, duke krijuar'valë' të mundshme të sëmundjeve që nuk lidhen me kovidin. Duhet vëmendje eposaçme për të rifilluar programet e imunizimit, të kontrollit të kancerit,menaxhimin e rasteve të pacientëve kronikë, pacientëve me HIV dhe tuberkulozdhe programet e shëndetit publik."
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson sesituata makroekonomike në Shqipëri mbetet e rrezikuar në shumë fronte që nuklidhen me gjendjen e pandemisë, prej faktorëve si turizmi, tregu i brendshëm,plakja e popullsisë apo rikuperimi i dëmeve të tërmetit të vitit të kaluar.
Vetëm politikat e izolimit dhe distancimitsocial rrezikojnë punësimin e 100 mijë shqiptarëve.
Plani i OKB-së identifikon përforcimin e sistemit publik shëndetësor, mbrojtjen e të varfërve dhe uljen e pabarazisë sociale, krijimin e një ekonomie më fleksibël dhe të një shoqërie më të bashkuar si prioritete për rimëkëmbjen socio-ekonomike ndaj pandemisë së kovidit-19.