Berat, nuk respektoi masat anti-covid, gjobitet me 1 mln lekë pronari i restorantit

Vazhdojnë gjobat ndaj atyre që shkelin masatanti-Covid në vend.

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetnë kundërshtim me Aktin Normativ.

“Shërbimete Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nësubjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanëevidentuar në rrugën nacionale Berat - Lushnjë, një restorant në të cilinushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektinnë fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në  Berat, shërbimet ePolicisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.” - njofton policia.

Policia e Beratit apelon për të gjithëpronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së COVID-19.