Mjeku Dasho: Sistemi shëndetësor ka rënë, u thirr 127-ta, urgjenca nuk erdhi, humba njeriun e afërt nga Covid-19

Përmes një postimi në Facebookmjeku Erion Dasho shkruan se mungesa e kontrollit mbi Covid-19 pomaterializohet në një situatë të rrezikshme.

Ai shprehet se para dy ditësh kahumbur një person të afërm dhe kjo ka bërë që të bindet se sistemi shëndetësornuk funksionon më.

Dasho shkruan se numri 127 u thirrdisa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi i tamponit, por Urgjenca Mjekësoreasnjëherë nuk erdhi.

Më pas Dasho shkruan se pas rreth30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishtehumbur jetën.

Postimi i Plotë i Dashos:

Mungesa e kontrollit mbi COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e institucioneveshëndetësore me sa duket po materializohet në një situatë të rrezikshme. Njësituatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së njëpersoni të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemitshëndetësor nuk funksionon më.

Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen nëmëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusitarriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë. Në vijim njëpërshkrim gjakftohtë i fakteve:

Mjekësia e familjes

Ndonëse e gjithë familja manifeston shenja që sugjerojnë për COVID, nuk kapatur asnjë kontakt me mjekun e familjes. Arsyeja?! Ndoshta duhet kërkuar tekdeklarata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandon ose 127 osenumrin e gjelbër në rast dyshimi për COVID.

Sistemi shëndetësor privat

Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një struktureprivate. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVIDdhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apointeresim për pjesëtarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi mesektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish).

Urgjenca mjekësore

Ndonëse numri 127 u thirr disa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi itamponit, Urgjenca Mjekësore asnjëherë nuk erdhi. Pas insistimit tim, familjableu një puls oksimetër. Kur u konstatua se oksigjenimi i një familjari ishte84%, ky parametër ju njoftua 127-ës. Ambulanca erdhi me mbi një orë vonesë.

Sistemi spitalor publik

Urgjenca Mjekësore e dërgoi pjesëtarin e moshuar të familjes në një prejspitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafitdhe familjarëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm tëmerrnim vesh vetëm informacione të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë paspranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Strukturae promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë tësëmurin.

Trajtimi me dinjitet dhe mbështetja

As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjesëtarët e tjerë tëfamiljes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbënapo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin,ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje asedhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë tëizoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?”

Statistikat dhe raportimet

Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se kyrast do të raportohet si i tillë. Të shohim...

Shpesh nuk ka nevojë më tepër se një rast për të bërë radiografinë e njësistemi dhe çfarë shkrova më lart provon se sistemi ynë shëndetësor sot karënë!

Duke u marrë me njeriun e afërt, unë komunikova me mjekë të stërmunduar, tëlodhur dhe në prag të dorëzimit. Konstatova një sistem i cili nuk është nëgjendje të mbrojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve!

Vetëm një shërbim mund t’u bëjnë sot shqiptarëve personat që kishin marrëpërsipër parandalimin dhe kontrollin e Covid-it në Shqipëri:

Të largohen!

Dikur kam thënë “të largohen pasi t’u kërkojnë falje shqiptarëve”!

Sot fjalët janë të tepërta!

Thjesht të ikin... Një orë e më parë... Llogaritë mund të bëhen më vonë...