Mehmeti: Në Shqipëri ka media opozitare si TV Ora dhe të tjera pranë pushtetit që marrin thasë me para

Për publicistin Kim Mehmeti të bësh media të lirë në njështet nuk nuk vepron ligji është një mision i vështirë.

Duke analizuar situatën në Shqipëri, ai flet për dy fronte,media opozitare si Tv Ora që gjithmonë një hap para mbylljes dhe ato pranëqeverisë që marrë thasë me para dhe çdo mbrëmje numërojnë sa pemë ka mbjellë kryebashkiakuErion Veliaj në Tiranë.

Në një intervistë për Rtv Ora, Mehmeti ju referua dhe fushatëssë OFL, ku çuditërisht thotë ai nuk ju dërgua njëherë një kërkesë përjustifikim pasurie një Ministri edhe pse raporte të ndryshime flasin përkorrupsion galopant me tendera.

Mehmeti: Në shtete si Shqipëria dihet si funksionojnë mediat, aty keni ose media opozitare që rrezikojnë shumë dhe që gjithmonë janë një hap para mbylljes siç është TV Syri, Ora. Dhe ke mediat e tjera që marrin thasë me para që duhet të tregojnë çdo mbrëmje sa pemë ka mbjellë kryetari i bashkisë së Tiranës. Në shtete të tilla, burrështetasit kriminelë e mbulojnë vetëveten duke luftuar krimin te ata që nuk i nënshtrohen të pushtetshmit. Çdo ditë keni lajme sesi i dërgohet letër njërit që e ka bërë pronën në mënyrë të jashtëligjshme. Por asnjëherë nuk ju dërgua ndonjë letër ndonjë ministri të kësaj qeverie për të cilën flitet se ka bërë këto krime, tendera. Asnjëherë policia nuk hyri në kabitetet e tyre të shohë si janë nënshkruar ato tendera.Nuk kemi të bëjmë me shtete ku zbatohet ligji, por ku çdo gjë i është përkushtuar pushtetit dhe çdo gjë është aq e ligjshme sa ja lejon pushteti.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana