Durrës, banorët protestë para bashkisë, kaos dhe pasiguri për dëmshpërblimet

Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuarsot para bashkisë.

Ata shprehen se ka kaos në përcaktimin e kategorive të dëmit të banesave nga tërmeti në Durrës.

Banorët shprehen se për disa pallate nuk janëtë sigurt nëse janë të banueshëm, pasi nuk ka një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, disa të tjerë shprehen se u është ndërprerëbonusi i qirasë dhe u janë dhënë vetëm 2.5 milionë lekë dëmshpërblim.

“Shtëpinëe kam të banuar, pse duhet të bëhen këto. Kam 10 ditë që vij. Nuk po e gjej tëdrejtën time. Nuk ke bërë aplikimin online më thonë. Nuk kam qenë këtu, s’na lapandemia. Jemi pa shtëpi.”

“Nuk ekishim ditur se pallati ynë është i pabanueshëm, ndërsa tani e nxjerrin si të banueshëm.”

“Këtupunohet disa të nënës dhe disa të njerkës.”

“Kemikonstatimin e parë që ishte i pabanueshëm. Pastaj nga aktekspertiza pallatikalon në D4 ose D5, sepse sipas aktit kërkohen vlerësime të thelluara. Ne kërkojmëqë ky akt të vihet në zbatim. Sipas këtij akti nuk na takon 2.5 milionë, dhepallati kërkon rindërtim të thelluar. Duhet një grup inxhinierësh që tëvendosin nëse pallati do të shembet apo jo. Këta thonë merrni 2.5 milionë dhefutuni brenda. Si të futemi brenda kur instituti i ndërtimit thotë që ka çarjethemelesh?”

“Ështëbllokuar bonusi i qirasë dhe unë duhet të futem në një pallat të pasigurt me2.5 milionë.”