Sulmi i Rtv Orës, Mehmeti: Nëse Ndroqi do i nënshtrohej piktorit, do punonte i qetë edhe për 100 vjet

Rrethimi policor dhe sulmi politik ndaj Rtv Ora dhe Ora Newspër publicistin Kim Mehmeti është një film i parë vite më parë në Maqedoninë eVeriut, kur pushteti VMRO-BDI sulmoi pronarin e një prej televizioneve më mendikim në vend, TVA1 dhe e mbylli atë.

Në një lidhje me skype, Mehmeti thotë se kryeministri Rama tëcilit i referohet si piktori, problemin nuk e ka te shkeljet ligjore tëPresidentit të Yldon Media Group por te mosnënshtrimi i i tij.

Nëse zoti Ndroqi do ti nënshtrohej Ramës, thotë Mehmeti, aido të vazhdonte i qetë punën edhe për 100 vitet e ardhshme.

Mehmeti: Ngjarjet me Rtv Orën janë të ngjashme me ato të një filmi të parë shumë vite më parë kur pushteti i  VMRO-BDI filloi të flasë për shkeljet ligjore të pronarit të televizionit më me ndikim në Maqedoni atë kohë, TVA1, që ishte kritik ndaj këtij regjimi. Isha i pari që thashë se nuk ka të bëjë me krimet e pronarit por orvatje që të mbyllet TVA1. Kritikëve u thosha se janë aq mëkatarë sa nuk u ka mbetur rrugë tjetër veçse të eleminojnë çdo mundësi për tu shpalosur e vërteta për ta. Të gjithë e dinë si shkoi ngjarja.Në fillim e rrethoi televizionin me kordone policore që të shikonte sa janë të gatshëm qytetarët të mbrojnë dritaren e të vërtetës së tyre. Kur e panë se në mbrojtje të televizionit nuk dolën as aq veta sa kishte opinionistë televizioni ata e mbyllën A1 dhe e burgosën pronarin me familjarët e vetë.

Kur e pashë atë ditë që policia rrethoi oborrin e Tv Orës, e dija që piktori vetëm e testoi Shqipërinë sesa ka forcë të pengojë burgosjen e mendimit të lirë dhe lirisë së shprehjes. Pasi e pa që mbrojtës të tillë mungojnë jam i sigurt që do të shkojë tutje, do ta mbyllë. Atij nuk i interesojnë veprimet e jashtëligjshme të pronarit të këtij televizioni, sikur ai ti nënshtrohej piktorit do të mundej që edhe 100 vitet e ardhshme lirshëm të punonte dhe të mos kishte asnjë problem me ligjin. Sa i përket mbylljes së TV A1, ju e dini që kryeministri iku dhe e braktisi Maqedoninë. Ndaj ju keni kujdes, nëse vjen puna deri aty mos lejoni që t'ju ikë piktori.

Kim Mehmeti thekson se  për një shtet nuk ka më të rrezikshëm se burrështetasitkriminelë, sepse krimineli i rëndomtë rrezikon vetëveten dhe familjarët e vetë, kurse burrështetasi kriminel e rrezikonvendin dhe popullin e vet.

Mehmeti: Në Shqipëritë tona marrëdhënia e individit me ligjin përcaktohet përmes relacionit të tij ndaj pushtetit dhe të pushtetshmit. Ai që është i afërt me pushtetin nuk ka pse i frikësohet ligjit, ai që është kritik i pushtetit është vetëvetiu i jashtëligjshëm dhe ai duhet dënuar. Nuk duhet harruar se në shtetet tona drejtësia qëndron mbi shtyllat e mendësisë enveriste se ligji është në shërbim të pushtetit dhe jo të shtetit. Shqipërisë do ti duhen dekada që të çlirohet nga kjo mendësi.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana