Mehmeti: Sikur në Shqipëri të zbatohej ligji, Ora do të ishte e fundit me të cilën do të merrej drejtësia
Avokatët e sipërmarrësit, Ylli Ndroqi, kanë rrëzuar me argumente dhe me dokumente akuzat e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, duke evidentuar parregullësi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.
Policia foli për 18 muaj hetime nën drejtimin e SPAK, por kjo strukrurë është krijuar vetëm 8 muaj më parë në 19 dhjetor 2019.
Mes pronave të bllokuara rezultojnë edhe objekte të trashëguara nga babai apo edhe pasuri që nuk janë më në emër të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Për publicistin Kim Mehmeti e gjithë situata është nonses.
Mehmeti: Nonses ështëedhe të dërgosh polici te Ora News, kush ka kallash prej gazetarëve aty? Porthjesht duhet të manifestohet forca, duhet tu çohet sinjal të gjithëve ase ju qësulmoni, ju që jeni kritikë ndaj qeverisë kështu do të përfundoni, jeni apo nukjeni në kundërshtim me ligjin.
Me shqetësim, ai thotë se duhet kuptuar se ligji nuk vlen as5 pare aty ku çdo gjë e përcakton forca, i pushtetshmi, ku ligji është ipushtetshmi.
Sikur në Shqipëri të zbatohej ligji, vijon Mehmeti, Ora do tëishte e fundit me të cilën do të merrej drejtësia shqiptare.
Mehmeti: Drejtësia eShqipërisë para kësaj ka aq shumë gjëra me të cilat duhet të merret sa do tëlodhej dhe nuk do të kishte kohë. Por për fat të keq drejtësia ende merret meatë për të cilin ja jep direktivat i pushtetshmi. Më villet kur dëgjoj sereforma në drejtësi në Shqipëri ecka përpara. Ecën përpara vetëm sa i përketasaj që mbetet e njëjta. Drejtësia dhe ligji është me pushtetin.Nëse do tëkishin ndonjë parim, në Shqipëri ku të preknido të gjeni vepra të jashtëligjshme.Në Shqipëri qenka më problematike RTV Ora,si ndodhi kjo rastësi?!
Ai shpreh habinë sesi televizionet pranë pushtetit nuk patënnjëherë probleme me ligjin, edhe pse thekson faktin se nuk dëshiron mbylljen easnjë medieje.
Mehmeti: Si nuk ndodhi njëherë të jetë problematik një televizion që është afër piktorit!Nuk ja dëshiroj këtë asnjërit, gjithmonë do të jem mbrojtës i çdo medieje kudo qoftë. Mediat janë të fundit ku mund të shkosh me ligjin në dorë dhe të shohësh si zbatohet ligji, me ligjin në dorë niset nga kryeministri dhe poshtë, jo e kundërta.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana